20,04,2024

Vazhdojnë përplasjet pozitë-opozitë për lokacionin e Spitalit të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.17.07.2018.Vazhdiojnë përplasjet pozitë-opozitë për lokacionin e Spitalit të Ferizajt
Dega e LDK-së në Ferizaj, në një konferencë për medie, ka akuzuar qeverinë komunale se po mashtron qytetarët e Ferizajt në lidhje me ndërtimin e Ferizajt.
Gëzim Kokollari, asamblist në Asamblenë Komunale të Ferizajt,   cili në qeverinë e kaluar ka qenë edhe këshilltarë I Ministrit të Shëndetësisë, në këtë konferencë ka thënë se po merr fund loja mashtruese e pushtetit local të Ferizajt lidhur me ndërtimin e Spitalit.
Kokollari ka thënë se edhe njëherë MAPL ka marrë një vendim në lidhje me ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Ferizajt.
“Për herë të fundit dhe decidivisht Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht MAPL, nuk e lejon ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e spitalit regjional të Ferizajt. Para jush po e bëj publik vendimin e MAPL-së, i cili dëshmon se tentativat dhe lojërat mashtruese të PDK-së të cilat janë refuzuar dhe nuk janë lejuar më tej. Shpresoj se këtë vendim qeveria lokale ta marrë për bazë dhe të mos vonohet më tepër, por të fillojnë punimet për ndërtimin e spitalit tek pishat, konkretisht tek Parku i Lirisë” ka thënë Gëzim Kokollari.
Kokollari në vazhdim ka cituar përgjigjen e MAPL-së
“Vendimi i Kuvendit të Komunës, respektivisht vlerësimi i MAPL-së nuk nënkuptojnë me automatizëm ndryshmin e Planit Zhvillimor Komunal, apo çfarëdo akti tjetër të përgjithshëm, ndryshimet e të cilave duhet të bëhen në procedura tjera”. Deri tani nga Qeveria e Republikës së Kosovës, qeverisë aktuale në Ferizja i janë kontestuar dhe refuzuar më tepër se 15 vendime, në mesin e të cilave, për të disatën herë, është edhe refuzimi i vendimit për ndërrimin e lokacionit të spitalit, që do të thotë se kjo qeveri lokale është akoma e paorientuar në kohë dhe hapësirë. Edhe një herë LDK dega në Ferizaj dhe grupi i saj i kuvendarëve në Kuvendin e Komunës i bën me dije qytetarët e komunës së Ferizajt se përgjigjja e MAPL-së për herë të fundit përcakton që lokacioni për spitalin regjional të Ferizajt, duhet të jetë atje ku e kanë caktuar qytetarët e Ferizajt permes Planit Zhvillimor Komunal, i cili nuk mund te nderrohet se paku 8 vite nga data e hyrjes ne fuqi te tij.   I bëjmë thirrje qeverisë lokale që të mos merret me lojëra mashtruese, por sa më parë të fillojë ndërtimin e spitalit. Në të kundërtën, qytetarët e Ferizajt rrezikojnë ta humbasin këtë projekt. Jemi të kënaqur që e drejta edhe kësaj radhe triumfoi dhe spitali po e merr epilogun ligjor dhe përfundimtar, ka thënë Gëzim Kokollari, asamblist në Asamblenë Komunale të Ferizajt.

Ndaj pretendimeve të LDK-së se komuna jashtëligjshmë ka marr vendim për ndarjen e parcelës për Spitalin tek ish-tregu i kafshëve, ka reaguar i pari i Drejtorisë së Urbanizmit Lulzim Aliu. Ai ndër tjerash ka shpjeguar se të gjitha procedurat janë ndjekur dhe janë plotësisht në përputhje me ligjet në fuqi.Madje mbetet pranë qëndrimit se shumë shpejt pritet dhënia e lejes për ngritjen e spitalit dhe se kjo paraqitje e opozitës është e motivuar politikisht. “Qendrimet e opozitës po shihen se janë të motivuara politiksht sepes nuk kanë të bëjënë as me të vërtetën e as me realitetin. Minisitria e ka kthyer përgjegjien shumë sakt. Vendimi i kuvendit për dhënien e tokës në shfrytëzim nuk ka të bëj me Planin Zhvillimor Komunal, prandaj vlerësimi është pozitiv.Më vjen keq që kanë reaguar në këtë formë, faktkisht për me tregu moskoncentrimin dhe për të mos qenë në ngjarje.Në mbledhje e mëparshme të Kuvendit janë marrë vendimet për këtë parcelë dhe kjo parcelë që po flasim sot është e gatshme për leje ndërtimore.”ka thënë Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img