23,04,2024

Vazhdojnë përplasjet mes Mozzik-ut e Getinjo-s dhe ish-menaxherit të tyre

Must Read

Përplasjet mes tyre nuk kanë të ndalur.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit, reperët e njohur Mozzik e Getinjo të cilët vetëm dy ditë më parë bën të ditur lajmin se ata nuk do të jenë më pjesë e kompanisë “On Records”, transmeton Gazeta Express.

Pas largimit të tyre kishte reaguar edhe ish-menaxheri i tyre Mehmet Elshani sipas të cilit reperët ishin larguar pa ndonjë arsyetim dhe ishte ankuar për mos respektim të kontratës.

Edhe pas kësaj, përplasjet mes tyre nuk kanë të ndalur.

Meti në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë një video të shkëputur nga intervista e Mozzik shumë kohë më parë.

Në atë intervistë Mozzik kishte treguar për përkrahjen e madhe nga “On Records” dhe se nga një gur në lloç e kishte bërë në gur diamanti.

Në mbishkrim të kësaj videoje Meti ka shkruar se të gjithë diamantet i krijon “On Records”.

“Nuk kam nevoj me ju arsyetu askujt , thjesht dua ta din realitetin te gjith se dijamantat i krijojm ne …. nese talentin e ki lloq ne ta bejm dijamant ..”, ka shkruar Meti.


Vlen të theksohet se nga kjo kompani përveç Getinjos e Mozzikut është larguar edhe BabyGee./Gazeta Express/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img