25,04,2024

Vanesë Sadriu dhe Klubi RinON themelojnë biblioteke në shkollën “Arsim Rexhepi” në Sazli

Must Read

Klubi RinON me iniciative te vullnetares Vanesë Sadriu çdo vit hap biblioteka ne shkolla fillore neper fshatra te qytetit te Ferizajt.

“Këtë projekt e kam filluar nga viti 2016, ku si fillim e kemi hapur në shkollën fillore në fshatin Slivovë, ndërsa tani e themeluam bibliotekën në shkollën fillore të fshatit Sazli, dhe pritet që në tremujorin e parë të vitit 2018 të e hapim në shkollën fillore te fshatit Balaj. Kështu do e vazhdojmë deri sa t’i pajisim të gjitha shkollat fillore në fshatra me biblioteka” u shpreh iniciatorja Vanesë Sadriu, ndërkaq u shpreh falënderuese për Libraria Rilindja, Kolegjin Universum, autore dhe shkrimtare si Bashkim Fazliu, Sulejman Dermaku, Gazmend Bytyqi dhe shumë të tjerë të cilët theksoi se kontribuojnë me tituj të librave të tyre.

Ndërsa Granit Sadiku, udhëheqës i kësaj organizate pohoi se:” Vanesa dhe vullnetaret e tjerë kane bere te mundshme të mundësojnë një tradite te tille ne qytetin tone”.
Ai u shpreh tejet i kënaqur që kjo iniciative pritet mirë nga gjithë qytetaret ferizajas, dhe se Klubi RinON jep gjithherë shembuj te mire për rininë ferizajase.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img