20,04,2024

Valentin Oruçi shahisti më i ri në turneun memorial Fadil Nimani-Komandant Tigri (FOTO)

Must Read

Në mesin e 76-të shahistëve, mes tyre edhe mjeshtër ndërkombëtar, fide mjeshtër e të tjerë, në turneun e dytë memorial të shahut për nder të Fadil Nimanit-Komandant Tigri, dje në komunën e Likovës, organizuar nga shahisti i njohur, Agim Shemshiu, mori pjesë edhe një shahist i ri, 10 vjecari, Valentin Oruçi nga Ferizaji i Kosoës.

Talenti i ri dhe premtues Oruçi ka mahnitur të gjithë të pranishmit me lojën e tij intelegjente, duke iu bërë ballë edhe shahistëve shumë më me përvoj dhe me tituj.

18492696_1729312127084080_355276143_n
Oruçi është kampion i Kosovës për moshat deri më 10 vjec. Ai ishte nxënës i shkëlqyeshëm në shkollën fillore “Ahmet Hoxha” në Ferizaj.
“Me shah kam filluar të merrem që nga mosha 6-vjecare. Shahun e kemi traditë familjare, pasi edhe babi dhe gjyshi im luajnë shah mirë. Edhe vëllezërit e mi Endriti dhe Arditi të cilët janë më të mëdhenj se unë luajnë shah. Ata herë më mundin, herë i mundi”, na thotë djaloshi simpatik, Valentini. Ai ka edhe idhullin e tij.

Valentin Oruci duke sfiduar mjeshterin e shahut, Dejan Stojanovski

666
“Po, e kam idhull, Nderim Saracin, kampionin e Kosovës, i cili është Fide mjeshtër”, shtoi ai. Valentini tha se do të vazhdoj të merret me shah dhe se një ditë ëndërron të bëhet kampion bote.

Organizatori Agim Shemshiu i kishte përgatitur një dhuratë si pjesëmarrësi më i ri në turne./lajm

333

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img