25,04,2024

Valbonë, shumë t’u kanë tutë!

Must Read

31.08.2017

Hendbollit në Kosovë i mungon një trajnere e kalibrit të Valbona Zeça-Rexhepit. Ish hendbollistja e shquar në vitet e 80-ta, e cila ka luajtur edhe në Ligën e dytë Federative të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia, pastaj ka kontribuar shumë në kohën e okupimit, kishte qenë halë në sy për regjimin kriminal serb,  dhe pa dyshim është trajnerja më e suksesshme e pasluftës. Ajo për disa vjet me radhë ka drejtuar Kastriotin e Ferizajt – femrat (në periudhën 1999-2003) dhe ka qenë kampione e katërfishtë me këtë ekip. Ndryshe ka qenë edhe përzgjedhëse e kombëtares së Kosovës dhe njihej edhe me disiplinë të madhe.

Ajo që një periudhë të gjatë është larguar nga roli i trajneres dhe ka shtegtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton me burrin e saj! Mungesa e saj po reflektohet jashtëzakonisht shumë sidomos në klubin e Kastriotit të Ferizajt, që nuk e gëzon at simpatinë kur ishte Valbona apo profesoresha e mirënjohur e kulturës fizike. KHF Kastrioti nuk e ka as dy për qind të ritmit të stërvitjeve të Valbonës, as nivelin e lojës,  e aq më pak edhe disiplinën e saj, kështu e thonë edhe njohësit e këtij sportit në qytetin ferizajas.  “Valbonë, shumë t’u kanë tutë”, kështu thonë disa herë disa nga sportdashësit që i kanë përcjellë vazhdimisht stërvitjet e këtij klubit në periudhën e pasluftës sidomos stërvitjet kur i zhvillonte profesoresha. Valbona ka mbetur shembull i madh i këtij kubit.

Në radhë të parë, rikthimi i saj do t’i jepte shkëlqimin klubit, sikurse ka qenë në vitet e pasluftës, sepse do të rriste cilësinë, disiplinën, gjithsesi edhe do ta rikthente shikueshmërinë po ashtu edhe seriozitetin në punë. Sot, Kastrioti mjerisht i mungon një trajnere e kalibrit të Valbonës, e cila kur u bë kampione e katërfishtë e Kosovës, kishte të gjitha shqiptare në klubin e saj. Ajo në çdo stërvitje punonte me fanatizëm, dhe e dinte se çfarë donte. Asnjë lojtare nuk guxonte as frymë të merrte para saj, se lere më të vonohet në  stërvitje. Sot, Kastrioti është në gjendje të mjerueshme, ende nuk ka nisur stërvitje, por edhe iu mungon një trajnere profesionale si Valbona! Sa duash le të japin mjete sponsorët, pa dyshim kur mungon një trajnere e mirë, investime janë të kota!  Sot e vajtojnë Valbonën dashamirët e hendbollit ferizajas, madje ka prej tyre që nuk e shkelin palestrën për të pa ndonjë lojë të Kastriotit, që rrallë e për mall kalon mbi 150 shikues në ndeshje kampionale.

Nuk e thonë kotë: “Valbonë, shumë t’u kanë tutë”. Aty ku ka disiplinë, ku ka tutë ka edhe bereqet, aty ku s’ka disiplinë e punë profesionale, më së miri shihen edhe rezultatet dhe të gjitha gjëra tjera. “Valbona kur ishte trajnere, disa ish lojtare që shesin mend sot, as që kanë guxuar me fol se lere më me bërë hile në klub”, thotë një ish anëtari kryesisë së klubit, që nuk do t’i përmendet emri. “Më dhimbsen sponsorët që mundohen e japin aq sa kanë mundësi, por kur nuk ke trajner të nivelit të Valbonës, investime shkojnë huq. Trajneri i mirë e bënë ekipin dhe shkëlqen. Shpresojmë në KHF Kastrioti të kthehen njerëz të vërtet, trajner të vërtet, por e përgëzoj edhe sponsorin që e kanë, se ai jep në bazë të mundësive. Ai nuk ka çfarë të bëj më shumë, se nuk mund të prodhoi lojtarë sponsori”, ka thënë më tej ai./BotaSot

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img