23,04,2024

Vaj lini apo vaj peshku? Cili këshillohet më shumë për shëndetin

Must Read

Yndyrnat gjenden ne ushqime te ndryshme ne forma te ndryshme. Ato kane te perbashket formen kimike te perbere prej nje zinxhiri atomesh karboni dhe hidrogjeni, ku vendosja e hidrogjeneve, madhesia e zinxhirit dhe lidhjet e dyfishta i japin edhe funksionet e ndryshme metabolike. Yndyrnat omega 3 jane acide lyrore me lidhje te dyfishte ne karbonin e 3-te te zinxhirit nga krahu I grupit metilik, ndersa ato omega 6 e kane lidhjen e dyfishte ne karbonin e 6-te. Yndyrnat me te lakuara ne lidhje me efektet positive ne shendet jane yndyrnat omega 3. Keto yndyrna ndahen ne 3 lloje acidesh lyrore, te cilat njihen me inicialet EPA, DHA, dhe ALA. Dy te parat gjenden te peshqit dhe prodhimet e detit ndersa ALA gjendet te bimet si vaji i linit dhe i arres. Yndyrnat omega 3 qe gjenden te peshqit jane ato qe kane ndikimin me te madh ne uljen e rrezikut kardiovaskular duke ndikuar ndjeshem ne uljen e inflamacionit, uljen e treglicerideve, reduktimin e formimit te trombeve dhe stabilizimin e ritmit te zemres. Per me teper, permbajtja e ulet e peshqve ne yndyrna te ngopura, i ben ato nje zevendesues te shkelqyer te mishit te kuq ne trajtimin e semundjeve kardiake dhe hiperkolesterolemise.
Sa peshk duhet te konsumojme?
Konsumi i 2-3 racioneve peshk te yndyrshem ne jave eshte lidhur me permiresim te ndjeshem te shendetit te eneve te gjakut dhe te profilit lipidemik. Nje racion eshte i barabarte me perafersisht 200gr. Peshqit me yndyre te dobishme jane sardelet, skumbri, acuget dhe salmoni.
A ndikon njesoj vaij i linit si vaji i peshkut?
Vaji i linit eshte gjithashtu i pasur ne omega 3, por te formes ALA (alfa linolenic acid), e cila duhet te konvertohet ne EPA dhe DHA nepermjet disa enzimave te posacme ne organizmin e njeriut. Persona qe kane pamjaftueshmeri te kesaj enzime nuk perfitojne ndjeshem nga marrja e vajit te linit. Gjithsesi, vaji i linit permban polifenole te cilat kane efekte te dobishme kunder kancerit dhe semundjeve te zemres. Blerina Bombaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img