20,04,2024

USHAF nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë turke ‘’Genç’’

Must Read

Ferizaj.14.12.2017. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka nënshkruar momerandum bashkëpunimi me kompaninë e ngjyrave industriale ‘’Genç’’ nga Turqia dhe ‘’Dekor Plus’’ nga Ferizaj, e cila është përfaqësuese e këtyre ngjyrave për Kosovë.
Rektori i këtij universiteti Agron Bajraktari, tha se ndihet i privilegjuar që po arrijnë marrëveshje me një kompani kaq prestigjioze.


“Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, ramë dakord që kompania “Genç” të jetë prezente pranë institucionit tonë me pjesë të mundshme, materiale të mundshme të cilat do të mundësojnë që studentët tanë të njihen më mirë me prodhimin, përpunimin dhe përdorimin e materialeve të cilat prodhohen nga kompania “Genç”, tha Bajraktari.
Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë turke “Genç”, Tamer Kara, shfaqi shpresën për bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen.
‘’Faleminderit për këtë bashkëpunim, shpresoj që do të kemi mundësi që në të ardhmen e afërt të vazhdojmë me bashkëpunime të tjera. Ne merremi me këtë biznes që 50 vjet dhe ne do ta përkrahim Kosovën në këtë fushë bazuar në përvojën që kemi. Unë shpresoj që shumë shpejt biznesi jonë dhe marrëdhëniet tona do të ndikojnë në komunikimin midis Kosovës dhe Turqisë ‘’, tha Kara.


Mas nënshkrimit të këtij momerandumi bashkëpunimi, përfaqësues të kompanisë ‘’Genç’’, mbajtën një ligjëratë para studentëve të këtij universiteti lidhur me përdorimin e ngjyrave në industrinë e drurit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img