19,04,2024

UShAF lidh Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin “Ömer Halisdemir”, në Niğde të Turqisë

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari po qëndron për vizitë zyrtare në Nigde të Turqisë i shoqëruar nga profesori Sejdi Hoxha.

Gjatë kësaj vizite rektori Bajraktari dhe rektori i Universitetit “Ömer Halisdemir” në Niğde të Turqisë, Prof. Dr. Muhsin Kar, kanë nënshkruar Protokol Bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës.

Të dy Universitetet u pajtuan që të bashkëpunojnë në fushat me interesa të përbashkëta për të dyja palët.

Protokoli përfshin shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve, zhvillimin e programeve edukative të përbashkëta, aktivitete të përbashkëta në fushën e hulumtimit, shkëmbim të materialeve akademike, si dhe diploma të përbashkëta.

Po ashtu, në kuadër të programit për shkëmbim të quajtur “Mevlana”, u pajtuan që të bëjnë shkëmbimin e një numri të caktuar të studentëve dhe stafit akademik.

Të dy rektorët, u shprehën të kënaqur për përcaktimin e mënyrës së bashkëpunimit ndëruniversitar dhe u zotuan se të dy Universitetet do të punojnë së bashku, në mënyrë që të përfitojnë studentët dhe stafi akademik.

Rektori Bajraktari tha se UShAF ka lidhur Marrëveshje me shumë Universitete të njohura dhe prestigjioze, duke krijuar kështu mundësi të shumta për studentët në mënyrë që të zhvillohen më shumë në profesionet e tyre dhe në këtë mënyrë t’i kontribuojnë vendit tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img