25,04,2024

UShAF hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/21, sipas të cilit do të pranohen 640 studentë në nivelin e studimeve Bachelor dhe 150 në nivelin e studimeve Master.

Në studimet Bachelor, do të pranohen 529 studentë të rregullt, ndërsa 77 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 8 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 13 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 1

3 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në këtë nivel të studimeve, kandidatët për studentë të UShAF do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

1. Dizajn Grafik dhe Multimedia

2. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë

3. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve

4. Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit

5. Inxhinieri Industriale me Informatikë

6. Menaxhment Industrial

Ndërsa, në nivelin e studimeve Master, do të pranohen 123 studentë të rregullt, ndërsa 18 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 3 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 3 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 3 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin Master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

1. Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri

2. Inxhinieria dhe Informatika

3. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm

Konkursi për të dyja nivelet e studimit, do të jetë i hapur deri me 30 shtator 2020, në ora 16:00, ndërsa aplikimet dhe pranimi i dokumentacionit mund të bëhen çdo ditë (përfishirë edhe ditën e shtunë).

Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: www.ushaf.net/apliko

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img