25,04,2024

UShAF dhe operatori celular “T-Mobile Austria” pajtohen për bashkëpunim ndërinstitucional

Must Read

20.10.2017. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, i shoqëruar nga prorektori për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe sigurim të cilësisë, z. Bujar Pira dhe profesorët Ibrahim Çunaku dhe Artan Veseli.

Gjatë kësaj vizite, rektori Bajraktari është takuar me përfaqësues të operatorit celular “T-Mobile Austria”, z. Christian Deutinger, znj. Barbara Grundei dhe z. Driton Emini, me të cilët është pajtuar për bashkëpunim në mes të dy institucioneve.

Po ashtu, “T-Mobile Austria” ftoi rektorin me delegacion që të vizitojnë Panairin e Karrierës në Austri, ku patën mundësi të takohen me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe të përfitojnë njohuri nga praktikat e tyre. Njëra nga këto njohuri ishte procesi i rekrutimit të studentit nga universiteti në industri.

Rektori Bajraktari u shpreh i kënaqur që nga ky bashkëpunim do të përfitojnë studentët e UShAF, qoftë përmes punës praktike në këtë kompani prestigjioze austriake, apo edhe përmes ligjëratave që ekspertët e kësaj Kompanie do t’i mbajnë për studentët e Universitetit.

Me këtë rast, rektori Bajraktari falëndëroi përfaqësuesit e “T-Mobile Austria” për bashkëpunimin dhe për këtë mundësi të jashtëzakonshme që po iu ofrohet studentëve të UShAF.
“Ndihem i kënaqur që e kemi mundësinë të bashkëpunojmë me një kompani kaq të suksesshme, sepse kjo i ndihmon në përgatitje më të mirë studentët e Universitetit, të cilin e përfaqësoj”, tha Rektori.

Rektori Bajraktari theksoi se për një universitet, siç është ai i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, që është i ri dhe i vetmi i profilizuar në Kosovë, mundësi të tilla janë të nevojshme për zhvillim dhe për nxjerrjen e kuadrove të përgatitura për tregun e punës, sipas standardeve që kërkon sot bota e zhvilluar.

Ndërsa, përfaqësuesit e “T-Mobile Austria” theksuan se ndihen mirë që mund të japin kontributin e tyre për zhvillimin e UShAF dhe për përgatitjen e të rinjve të Kosovës për treg të punës.

“T-Mobile Austria” është operator i telefonisë celulare e cila mbanë primatin e liderit në tregun evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img