24,04,2024

Urimi i Kryetarit Agim Aliu për Vitin e Ri 2018!

Must Read

Ferizaj.31.12.2017.
Të dashur qytetarë të Komunës së Ferizajt!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, më lejoni që në emrin tim, familjes sime si
dhe institucionit që drejtoj, Komunës së Ferizajt, t’ju uroj në këtë Vit të Ri, shpresë e aspirata të reja, shëndet e mbarësi për Ju dhe familjen Tuaj.

Viti 2018 qoftë për të gjithë ju një vit më i begatë, me më shumë mundësi e energji të reja, me sukese të pafundme për Ju dhe më të dashurit Tuaj.

Uroj gjithashtu që në planin institucional, viti 2018 të kurorëzohet me suksese në punë dhe rritje të kujdesit e shërbimeve ndaj jush, për të cilën ju siguroj se do të angazhohemi pandalur deri në përmbushjen e plotë të zotimeve tona.

Ju uroj gjitha të mirat!
Gëzuar Viti i Ri 2018!

I juaji,
Agim Aliu
Kryetar i Komunës së Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img