Ferizaj

Urimi i Agim Aliut për Ditën e Veteranëve të UÇK-së


Ferizaj.30.12.2017. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka uruar veteranët për Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aliu ka thënë se me këtë datë kujtojmë sakrificën e brezave dhe mijërave ushtarëve të UÇK-së që me luftën e tyre dhe përpjekjen e patrembur sollën lirinë e vendit tonë.

Urimi i plotë i Agim Aliut.

Me rastin e 30 dhjetorit – Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë sakrificën e brezave dhe mijërave ushtarëve të UÇK-së që me luftën e tyre dhe përpjekjen e patrembur sollën lirinë e vendit tonë.

Luftëtarët e UÇK-së ishin shpresa e popullit dhe pritja për lirinë e pavarësinë e vendit.

Përkulem para sakrificës dhe gjakut të derdhur për lirinë që sot gëzojmë.

Urime Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

To Top