29,03,2024

Universiteti i Ferizajt hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019, sipas të cilit për këtë vit do të pranohen 487 studentë.
Për këtë vit, do të pranohen 410 studentë të rregullt, ndërsa 8 vende janë rezervuar për familjarët e dëshmorëve, 49 për komunitetet joshumicë, 12 për kandidatët nga Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 8 për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia.
Këtë vit, kandidatët për studentë të UShAF do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:
Menaxhemnt i Turizmit dhe Hotelerisë
Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve
Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit
Inxhinieri Industriale me Informatikë
Konkursi do të jetë i hapur deri më 17 korrik 2018, në ora 16:00, ndërsa aplikimet mund të bëhen do ditë (përfshirë edhe ditën e shtunë).
Gjatë studimeve, Ju do të keni mundësinë që të aftësoheni përmes pjesës teorike të studimeve që ofron Universiteti dhe nga puna praktike që organizohet në Ndërmarrje.

Të interesuarit për aplikim dhe informim rreth konkursit klikoni në: http://www.ushaf.net/apliko

Për t’u informuar më shumë dhe vazhdueshëm për ato që ofron Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ju lutemi ta vizitoni faqen tonë www.ushaf.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img