19,04,2024

Ujqit thërrasin për përkrahje të ekipit ferizajas

Must Read

Ferizaj.02.06.2017. Ndeshja e cila nesër do të zhvillohet në Mitrovicë kundër  “Vllazënisë” së Pozharanit ka bërë që Ujqit të mobilizohen. Ata thërrasin për një përkrahje sa më masovike  të ekipit ferizajas

Është kjo një ndeshje e rëndësishme për ekipin ferizajas sepse  do të vendoset se a do të mbetet  të zhvilloi gara në Superligë.

“Të shtunën i gjithë qyteti drejtë Mitrovicës në mbështetje të klubit tonë të zemrës në ndeshjen jetike të sezonit, ku me fitore do të mbetet në Superligë, i madh e i vogël, pleq, fëmijë,gra të gjithë të shtunën të na bashkohen në udhëtimin masovik drejtë Mitrovicës. Të shtunën punë nuk ka, të shtunën qytetin do të mbetët vet, të gjithë do të jemi në Mitrovicë për të festuar fitoren e madhe dhe mbetjen në Superligë” thuhet në ftesën e Ujqëve drejtuar sportdashësve ferizajas.

Ujqit kanë bërë të ditur se udhëtimi për Mitrovicë është gratis

“Sot skuadra jonë është nisur për në Mitrovicë në karantinë për t’i relaksuar lojtarët para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit ndaj Vllaznisë së Pozharanit. Lojtarët janë të gatshëm për këtë ndeshje, dhe premtojnë që do të japin më të mirën nga vetja që të mbesin përsëri në Superligë” thuhet në informacionin  e fundit nga ekipi ferizajas.

Ndeshja mes Ferizajt dhe Vllaznisë së Pozharanit zhvillohet të shtunën në stadiumin mitrovicas “Riza Lushta” nga ora 16:00

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img