25,04,2024

U mbajt mbledhja e rregullt javore e ekzekutivit komunal

Must Read

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka zhvilluar mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale. Temë e diskutimeve në këtë mbledhje ishin përgatitjet e ekzekutivit për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës, zgjerimi i aksionit të ndërmarr me nismën e Kryetarit të Komunës për rritjen e kontrollit të produkteve që ofrohen në treg si dhe largimin e tezgave, mirëmbajtja e rrugëve, investimi në krijimin e hapësirave të gjelbra dhe lirimin e hapësirave publike, përgatitjet e Komunës së Ferizajt për testin PISA si dhe një varg çështjesh të tjera të trajtuara nga drejtorët e drejtorive komunale.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi ekzekutivin për vizitën e tij 4 ditore në Britaninë e Madhe dhe qëllimin e kësaj vizite, mundësinë që Ferizaj të përfitoj nga konsolidimi i një bashkëpunimi me qytetin e Sheffield-it dhe Leeds-it si dhe projektet zhvillimore për Ferizajn të prezantuara atje.

Në këtë mbledhje u diskutua gjerësisht edhe gjendjen financiare në secilën drejtori, sfidat me të cilat po ballafaqohen ato si dhe evoluimin e objektivave të vendosura për secilin sektor komunal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img