19,04,2024

Turbullohet uji në rezervuare, IKSHPK-ja rekomandon vlimin e ujit para pijes edhe në Ferizaj

Must Read

Situata aktuale me ujë të pijes në vendbanimet e vërshuara
️Aktualisht, si rezultat i reshjeve të shtuara ditëve të fundit, prurjeve të mëdha nga zonat fushore dhe shkarkim i i ujërave drenuese, në shumicën e resurse ujore si pasojë është vërejtur ngritje e vlerave të turbullirës.
Vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:
📌 KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.
📌 KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovice dhe fabrika në Balice- Vushtrrisë
📌 KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini I Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik
📌 KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë.
📌 KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kacanik
📌 Në mostrat e grumbulluara deri sot nga rajonet me të reshuta të shtuara, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara.
📌 Mostrat për ekzaminim bakteriologjik deri më sot rezultojnë brenda standardeve të parapara.
🔴 Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë.
👉 Rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse
Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt.
Jemi në kontakt dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me personelin përgjegjës në KRU-të deri në stabilizimin e plotë të gjendjes, thuhet në njoftimin e IKSHP-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img