19,03,2024

TRUMP, HARADINAJ DHE THAÇI

Must Read

Apo më mirë të themi amerikanët dhe ne. Apo edhe më saktë patriotët e vërtetë dhe patriotët e çuditshëm – thënë më së buti.

Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në Shtetet e Bashkuara, mes kandidatit Trump dhe Sekretares Clinton, supozohet se pjesëtarë të stafit të presidentit aktual të kenë pasur kontakte me elementë rusë nga stafi diplomatik dhe agjentë tjerë të cilët i kanë ofruar informacione komprometuese për Sekretaren Clinton të cilat u përdorën kundër saj përgjatë gjithë fushatës. Hija e këtij skandali po e ndjekë ende presidentin Trump. Presioni publik kishte arritur në atë masë saqë Kongresi amerikan po e konsideronte seriozisht mundësinë e gjykimit të presidentit përmes procedurës empeachment.

Është e domosdoshme të rikujtohet pretendimi se ekipi i presidentit Trump nuk po diskutonte në lidhje me ndonjë marrëveshje me rusët. Po ashtu duhet të rikujtohet që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk janë armiqë, ata nuk luftuar ndonjëherë kundër njëri tjetrit, përkundrazi në disa raste kanë qenë aleatë. Ata nuk kanë pretendime territoriale e le më shfarosëse ndaj njëri tjetrit. Ata janë vetëm rivalë gjeopolitik. Megjithatë, vetëdija e lartë politike amerikane dhe sensi i patriotizmit të vërtetë nuk mund ta pranoj që njerëzit e presidentit të tyre, në dijeni të tij, të kenë bashkëpunuar me elementë të huaj kundrejt një kundërkandidati amerikan edhe në qoftëse ky bashkëpunim është i natyrës oportuniste dhe ka si target individin e jo interesat kombëtare.

Ndërsa në Kosovë, e cila do të ishte mirë ta merrte si model patriotizmin amerikan, kemi një president i cili si trashëgimi të qeverisjes së vendit për më shumë se dy mandate e ka edhe krijimin e komunës së Mitrovicës Veriore pa fituar asgjë në këmbim. Ai, tani në rolin e Presidentit, në kundërshtim të plotë me kushtetutën po shtyen përpara agjendën e ‘korrigjimit të kufirit’, e që është vetëm një eufemizëm për ndarjen e Kosovës.
Presidenti Thaçi është i shtanzhueshëm dhe në fakt i shantazhuar. Është evidente ndërlidhja kohore mes përmendjes së ngritjes së aktakuzava nga Gjykata Speciale dhe lancimit të idesë së ‘korrigjimit të kufirit’. Ide me të cilën i hyri në qejf Vuçiçit i cilin gjatë një konference në Vjenë e lavdëroi si politikan e shkatht.

Në anën tjetër kemi një kryeministër i cili i erdhi në pushtet dhe varet në mënyrë direkte nga votat e listës Srpska, formacion politik që punon haptas kundër pavarësisë së Kosovës dhe janë direkt të varur, dhe krenarë për këtë, nga Vuçiçi dhe Beogradi. Këto vota u siguaruan përmes kriminelit Milan Radojiçiq, vjehrrin e kriminelit tjetër Veselenoviç, jo nga ekipi i z. Haradinaj por nga vetë ai midis Mitrovicës Veriore. Ai e quan koleg atë (sic).
E pra është e kuptueshme që Vuçiç vjen në Kosovë dhe i thurrë lavde Miloseviçit, duke thënë se qëllimet i kishte të mira por rezultatet jo. Gjuhën dhe veprimet armiqësore të Vuçiçit kundër Kosovës dhe shqiptarëve i ka legjitimuar tashmë presidenti Thaçi. Madje Presidenti Thaçi, si hiti i vitit 2018 me rekord konferenca për media, porositi vendasit e tij të tregojnë edukatë kur Vuçiqi të sfilojë rrugëve të Drenicës.

E çuditshme, sepse neve na thanë se luftuan për ta bërë Kosovën të lirë e të pavarur e tash në mënyrë përçmuese bëjnë veprime kundër saj. Edhe më i çuditshëm reagimi i opinionit publik dhe 60 mijë ‘veteranëve’. Po t’i bënte këto veprime ndonjë pacifist apo ndonjë presidente grua, ndoshta do të reagonin ndryshe.

Shkruar nga Gëzim Kokollari

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img