23,04,2024

Trendi i vezëve në protestën e maturantëve vazhdon, kësaj radhe në shkollën ekonomike “Faik Konica” (Video)

Must Read

Protestat e maturantëve në Ferizaj si duket po tejkalon  suazat e një proteste të nxënësve, kanë filluar të përdoren edhe elemente  jo të hjeshme për nxënës.

Në dy protestat e nxënësve, asaj dje në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”  edhe sot në shkollën ekonomike “Faik Konica” në drejtim të shkollës dhe personelit janë gjuajtur vezë.

Kërkimi i  të drejtave edhe përmes protestave  është një e drejtë ligjore për të gjithë por eskalimi dhe gjuajtja me mjete të ndryshme,çofshin ato edhe vezë, paraqet një eskalim pasi mund të  jenë mjete që dikudsh mund të lëndohet.

Kjo dukuri do të ishte mirë që  tek prindërit dhe përgjegjësit të merrej më seriozisht.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim as nga Këshilli i prindërve të Ferizajt në lidhje me këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img