25,04,2024

Tre të vdekur, një në gjendje të rëndë nga aksidenti afër Ferizajt

Must Read

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se tre persona kanë humbur jetën nga një aksident.

“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Astra me targa lokale ( F.B m/sh/k), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intenziv”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img