29,03,2024

Tre ferizajas po marrin pjesë në xhipijadën ndërkombëtare në Novi Pazar

Must Read

Në xhipijadën e katërt ndërkombëtare që po mbahet  në qytetin e Novi Pazarit në Serbi po marrin pjesë edhe tre garues nga Ferizaj.

Kjo garë e cila ka filluar sot dhe do të vazhdoj edhe nesër do të zhvillohet në pesë kategori  (Hard  category, Soft I dhe Soft II) në emër të  Kosovës  po marrin pjesë ferizajasit Njazi Syla,  Ard Hysiqi dhe Kujtim  Shahini.

Sipas informative Njazi Syla do të marr pjesë në kategorinë Hard (Total Time) ndërsa  Ard Hysiqi garon në kategorinë Soft-I (deri në 3000 cm3)  dhe  Kujtim Shahini në kategorinë Soft-II (mbi 3000 3000 cm3

Kjo garë  do të mbahet më 7 dhe 8 Dhjetor  dhe garuesit ferizajas janë optimist se  do të kenë një rangim të mirë në këtë konkurrencë ku po  marrin pjesë mbi 50 garues nga shumë vende.

Nuk është hera e parë që  garuesit e këtyre automjeteve  nga Ferizaj marrin pjesë në gara ndërkombëtare dhe kanë përfaqësuar denjësisht shtetin e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img