25,04,2024

Tradita vazhdon.Këta janë artistët e përzgjedhur për Bienalin e tretë të Vizatimit

Must Read

Sot në Konferencën për media u bë e ditur se tashmë Bienali i Vizatimit është shndërruar në një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike dhe i vetmi në fushën e Vizatimit në Kosovë dhe rajon, i cili ka krijuar një traditë prej 3 edicioneve, ku që nga viti 2012 organizohet për çdo dy vite në Ferizaj.

Organizimi i një ngjarje të tillë ka qenë nevojë imperative e kohës, për të krijuar hapësirë që të promovohet një nga fushat më e rëndësishme e arteve pamore siç është Vizatimi.
Që nga edicioni i parë Bienali është munduar të sjellë dhe promovoj vlera artistike, me një përkushtim dhe seriozitet permanent, ku kanë marrë pjesë artistë nga vende të ndryshme si Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe nga vendet tjera të Evropës.

15095080_1331764570202356_5512243330340062266_n

Edhe këtë vit tradita vazhdon ku organizohet edicioni i tretë i Bienalit të Vizatimit ku kishte një interesim të madh të artistëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova për të qenë pjesë e kësaj ngjarje. Në këtë edicion autorët kanë pas mundësinë të aplikojnë me më shumë se një punim, ku jurisë iu janë nënshtruar mbi 100 vepra konkurruese prej të cilave juria ka përzgjedhur 26 vepra.
Përqendrimi kryesor i jurisë ka qenë që të nxjerrë atë që është esenciale për një ngjarje artistike, pra vlerat artistike.

Për të qenë sa më korrekt dhe parimor në përzgjedhjen e vizatimeve, kriter ka qenë që autorët në punimet e tyre konkurruese të mos shkruajnë të dhënat e tyre (emrin dhe mbiemrin) dhe punimet kanë qenë të kodifikuara me shifra sekrete, kurse organizatorët, Stafi i Galerisë dhe i SHAF “Zef Kolombi” si çdo edicion të kaluar edhe këtë edicion janë jashtë konkurrencës për çmim.

Kurator i këtij edicioni të Bienalit është Jetullah Sylejmani kurse juria profesionale ishte në përbërje të Ismet Jonuzi, Zake Prelvukaj dhe Shpend Qeriqi ku dhe përzgjodhi artistët fitues të tri çmimeve të Bienalit, të cilat do të ndahen në hapjen solemne të ekspozitës që do të mbahet më 26 nëntor 2016 në ora 18:00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Artistët e përzgjedhur për këtë edicion janë: Agim Bujupi, Agron Kastrati, Ahmet Ibrahimi, Alaudin Elezi, Arbenita Kryeziu, Artan Xhakli, Avni Behluli, Bekim Kryeziu, Bib Frrokaj, Drilonë Murseli, Ermiranda Beka, Fitim Avdyli, Granit Dinaj, Kushtrim Hasani, Laura Brahimi, Naim Spahiu, Përparim Behluli, Qamil Llapashtica, Taip Mehmeti, Xhokonda Dule, Zenun Sherifi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img