18,04,2024

Themelohet këshilli publiko-privat në Ferizaj

Must Read

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim më organizatën amerikane USAID, gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një takim inaugurues për themelimin e këshillit publiko-privat.

Hapjen e këtij takimi e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti i cili ka theksuar se ky këshill përbehet nga bizneset e mëdha të Komunës së Ferizajt si dhe do të jete këshill konsultativ i cili do t’i shërbejë edhe Kryetarit të Komunës Agim Aliut.

“Ky këshillë do të ketë mbledhje të herë pas hershme më Kryetarin e Komunës, ku do të trajtohen tema të ndryshme në interes të bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi”, është shprehur drejtori Dërguti.

Ndërsa, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, themelimin e këtij këshilli e ka vlerësuar të një rëndësie shumë të madhe, sepse sipas tij do të trajtohen çështje të ndryshme të komunës sonë.

E nga ana tjetër, Liridon Shurhdani nga USAID, tha se ky këshill po formohet në të gjitha komunat e Kosovës dhe do të shërbej për një komunikim më të lehtë në mes bizneseve dhe drejtuesve komunal.

Bizneset e pranishme në këtë takim, janë shprehur se kjo është një nisme shumë e qëlluar dhe do të jenë të gatshëm për takime e radhës dhe për të trajtuar tema të ndryshme në interes të Komunës sonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img