16,04,2024

Thaçi takon presidentin e Austrisë

Must Read

Presidenti Thaçi e ka uruar presidentin Van der Bellen për zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit të Austrisë dhe ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera, historikisht, mes Kosovës dhe Austrisë.

“Austria ka qenë ndër zërat kryesor përkrahës për Kosovën para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Sot është ndër investitorët kryesor në Kosovë. Dëshirojmë që bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më tutje”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova po vazhdon me konsolidimin e institucioneve shtetërore, duke vazhduar me reformat në ekonomi, në ndërtim të institucioneve demokratike dhe në sundim të ligjit.

Duke folur për rajonin, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me vendet fqinje, derisa me Serbinë është e përfshirë në procesin e dialogut që duhet të sjellë normalizim të plotë të marrëdhënieve, bashkëpunim ndër-fqinjësor dhe pajtim në mes dy shteteve.

Duke folur për BE-në, presidenti Thaçi u shpreh se vonesat e BE-së janë shqetësimi kryesor për Kosovën dhe për tërë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk po kërkojmë konfrontim me BE-në, por dialog të sinqertë dhe strategjik, që do të sjellë integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE”, u shpreh presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka thënë se Austria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img