25,04,2024

Thaçi pranon telegram urimi nga presidenti i Pakistanit

Must Read

hashim-thaci-president-1-780x439

Presidenti Hashim Thaçi, inaugurimi i të cilit bëhet pas dy ditësh, ka pranuar sot edhe një telegram urimi nga presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain.

Hussaid ka uruar Thaçin dhe popullin e Kosovës për zgjedhjen e tij në këtë post.

“Në emër të popullit të Pakistanit dhe në emrin tim, ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjet tuaj si President i Republikës së Kosovës. Ngritja në këtë post, më të lartin, përbën një homazh për përpjekjet tuaja, Shkëlqesi, gjatë gjithë jetës dhe për rolin Tuaj në bërjen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Kjo gjithashtu pasqyron besimin që qytetarët e Kosovës kanë për udhëheqjen tuaj për t’i çuar ata drejt një të ardhme të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në këtë telegram urimi.

Në këtë urim, më tej thuhet se lidhjet e përzemërta mes Pakistanit dhe Kosovës kanë themele të forta dhe mbështeten në dëshirën e përbashkët për të nxitur bashkëpunimin vëllazëror në të gjitha fushat.

“Ka vërtetë potencial të madh për të intensifi kuar shkëmbimet e nivelit të lartë, për të zgjeruar tregtinë dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, si dhe për të rritur shkëmbimet kulturore dhe njerëzore. Me kënaqësi pres që të punojmë ngushtë me ju në vitet që vijnë, për realizimin e këtij potenciali të pafund në të mirën e përbashkët të dy popujve tanë”, thuhet tutje në urimin e dërguar nga presidenti i Pakistanit.

Presidenti Hussain thekson se Kosova po vazhdon tranzicionin demokratik.

“Në kohën kur ju po e nisni një rrugëtim të ri në shërbim të atdheut, ne ju dëshirojmë shumë sukses në të gjitha përpjekjet tuaja për paqe, progres dhe për prosperitetin e popullit të Kosovës”, thuhet në fund të telegramit të urimit të presidentit pakistanez, Mamnoon Hussain, drejtuar presidentit të zgjedhur, Hashim Thaçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img