16,04,2024

Thaçi në Davos, bashkë me Trumpin, Makronin, Trudeaun dhe liderë të tjerë botërorë

Must Read

Në mesin e tyre, i vetmi i ftuar nga Kosova do të jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zyra për Informim e Presidentit ka konfirmuar se Thaçi do të jetë pjesëmarrës në Forumin më të madh ekonomik botëror.

Sipas Zyrës, gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të zhvillojë shumë takime, për të shtyrë përpara agjendën e njohjes dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse.

Zyra për Informim ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të japin informacione shtesë lidhur me agjendën e plotë të presidentit Thaçi në Davos.Në këtë forum do të marrë pjesë, po ashtu, presidenti i Brazilit, Argjentinës, Zvicrës, dhjetëra presidentë nga Afrika dhe shefa të korporatave më të fuqishme botërore.

Ky forum mbledh shumicën e liderëve më të fuqishëm të botës, të cilët përbëjnë përfaqësues të shteteve anëtare të G7 dhe G20.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img