25,04,2024

Tentim grabitje në Ferizaj, plagosen dy familjarë, arrestohet grabitësi

Must Read

Një i dyshuar mashkull i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull në fshatin Lloshkobare të Ferizajt me qëllim grabitje.
Siç bën të ditur policia, në momentin kur i dyshuari është vërejtur nga viktima ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e plagosur atë me ç’ rast dy familjar të viktimës janë përleshur fizikisht me të dyshuarin dhe kanë pësuar lëndime ata dhe i dyshuari.
“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar : Një revole CZ, 2 gëzhoja ,2 predha ,një maskë dhe një palë dorëza.
Të lënduarit si dhe i plagosuri janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img