25,04,2024

Teleferiku probleme me frenim, turistët fluturojnë si kukulla – disa të lënduar (Video)

Must Read

Një aksident në një teleferik në vendpushimin lindor Gudauri të Gjeorgjisë ka lënë 8 vetë me lëndime të lehta, njoftoi kompania për zhvillim të zonave malore të Ministrisë së Ekonomisë të Gjeorgjisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, asnjë viktimë nuk është regjistruar, duke shtuar se një nga tetë të plagosurit tashmë është liruar nga spitali.

Të plagosurit u transportuan menjëherë në spitalin lokal nga tre brigada emergjente. Nëse është e nevojshme, individët do të transportohen në Tbilisi me automjete speciale emergjente.

Ndër të plagosurit janë qytetarët e Suedisë dhe Ukrainës, ndërsa arsyeja e saktë për incidentin ende nuk është gjetur.

Është spekuluar se fajtori mund të ketë qenë problemi i frenimit, apo ndoshta edhe një luhatje e tensionit të energjisë elektrike. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img