29,03,2024

Të shtunën në Ferizaj: ‘Kosovë is everywhere’

Must Read

Ferizaj.27.09.2017.Me moton“Literaturë.Kosovë.Raki.Zvicër.Muzikë”, mbahet të shtunën në Ferizaj (30 shtator, nga ora 19:00) në teatrin “Adriana”, projekti kosovaro-zviceran i letërsisë “Kosovë is everywhere”. Fjalë për skenë e jo për letër – ky është koncepti i performancës Kosovë është kudo, që realizohen nga Bern is überall nga Berni dhe Qendrës Multimedia nga Prishtina.

Ka shumë arsye përse këta artistë nga Bern ist überall po hyjnë në dialog me artistë nga Kosova. Por natyrisht, njëra nga arsyet është lidhja e pashkëputshme që ekziston mes Kosovës dhe Zvicrës. Kur zhdergjeni rrugëve të Prishtinës ju ndodhë kaq shpesh të dëgjoni kosovar që flasin gjermanishte të Zvicrës. Në Ferizaj takon plot shqipe që shumicën e kohës jetojnë në Renens apo Payerne. Por, fatkeqësisht, shkëmbimet letrare mes dy vendeve janë të lëna mbas dore. Ky projekt ka për qëllim të krijoj lidhje të qëndrushme letrare. Diçka të tipit A Long and Lasting Love.

Katërmbëdhjetë autorë nga Kosova dhe Zvicra dalin në skenë bashkërisht dhe prezantojnë letërsinë si një lloj performance. Ngjashëm me një orkestër kamertale, ata prezantojnë kompozime verbale; ata bëjnë vallëzime gjuhësore; rrëfejnë tregime të përditshme; recitojnë poezi të përdala; përsërisin dhe ndryshojnë lista fjalësh; ngërthehen në anekdota të shkurta bizare si dhe përcillen me kitarë, harmonikë, bas kitarë, perkusion e daulle.

Autorët e muzicientët pjesmarrës janë: Laurence Boissier, Blerina Rogova-Gaxha, Ervina Halili, Arben Idrizi, Dardan Islami, Antoine Jaccoud, Guy Krneta, Meral Kureyshi, Gerhard Meister, Pedro Lenz, Kujtim Paçaku, Shpëtim Selmani, Ariane von Graffenried dhe Milosh Zhivanoviq. Muzikë: Adi Blum (accordion), Art Lokaj (guitar), Michael Pfeuti (bass), Maru Rieben (percussion), Drin Tashi (drums).

Ky shkëmbim është mundësuar duke iu falenderuar Great Culture Prize nga Burgergemeinde Bern, të cilin Bern ist überall e ka fituar në vitin 2015, si dhe nga sponsor e partnerë si: granti Balkan i fondacionit kulturor Landis & Gyr, Pro Helvetia e Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img