28,03,2024

Të premten bëhet rivarrimi i dëshmorit Qazim Jakupi, Leonora: Mirë se erdhe në Kosovën e lirë Heroi im!

Must Read

Arkivolet me eshtrat e babait të ndjerë të Leonora Jakupit, dëshmorit Qazim Jakupi dhe kolonelit Ahmet Krasniqi, me nderime shtetërore kanë hyrë në Republikën e Kosovës gjatë ditës së enjte.

Këngëtarja e njohur kishte dalë për ta pritur ardhjen e eshtrave të babait të saj që do të prehet në vendlindje.

Ajo e ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momenti i ardhjes së arkivoleve, ndërsa në mbishkrim shkruan: “Mirë se erdhe në Kosovën e lirë Heroi im!”.

Ndërsa në një postim të publikuar një ditë më parë, Leonora i ka njoftuar të gjithë ata që duan të jenë të pranishëm në ceremoninë e rivarrimit të babait të saj.

“Të dashur familjar, miq dhe dashamirë, më 21.09.2018 pas 20 viteve pritje, do të prehet i qetë ne Kosovën e lire Babi im së bashku me mikun dhe bashkëluftëtarin e tij Kol. Ahmet Krasniqi”.

“Në pamundësi t’ju dërgoj ftesa të gjithëve, po e shfrytëzoj këtë mundësi t’ju ftoj të gjithëve! Ardhja juaj na nderon!”, ka shkruar Leonora në postimin e saj.

Fillimisht, do të bëhen homazhe në hollin e Parlamentit të Kosovës, më pas do të mbahet një Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë dhe pastaj do të bëhet rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img