28,03,2024

Të mërkurën, para Qeverisë së Kosovës protestojnë ish punëtorët e Fabrikës së Tubave

Must Read

Ferizaj.16.03.2018. Si rezultat i mospërmbushjes së premtimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës për kompensim e material, ish punëtorët e Fabrikës së Tubave kanë vendosur që të mërkurën e ardhshme të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Ata nuk po kërkojnë asgjë se sa përmbushjen e një zotimi nga ana e Kryeministrit të Kosovës.

Kryetari i kësaj sindikate, Ali Azemi, tha se deri më tani kanë shpresuar në ndonjë zgjidhje të shpejtë por se Qeveria dhe AKP në këtë drejtim nuk kanë bërë asgjë.
“Kemi vendosur të bëjmë një protestë të mërkurën, pra me 21 Mars. Do të nisemi me autobusë nga këtu në ora 10: tek nënkalimi, ndërsa në Prishtinë do të jemi ora 11:00. Kërkesa jonë është e vetme, që e drejto jonë Kushtetuese të realizohet, pasi që çdo funksionar kur po e merr pozitën po betohet se do ta zbatoj kushtetutën, e në realitet po harrojnë zotimet e veta që po i japin” ka thënë Ali Azemi, kryetarë i Sindikatës së ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave.
Tutje Azemi ka shtuar se ka ekzistuar edhe një memorandum në bazë të të cilit sindikata ka bërë lëshime duke u tërhequr nga kamatat e këtij borxhi në shumën prej mbi 25 milion euro.
Në kërkim të së drejtës ligjore, siç thonë kësaj sindikate nuk I mbetet tjetër veçse të shtojë presionin sindikal. Se sa do të ndikoj kjo protestë pritet të shihet.
Ish punëtorët e kësaj fabrike thonë se nuk do të ndalen së kërkuari të drejtën e tyre, transmeton televizioni Liria.

Për më shumë shikoni videon e përgatitur nga TV Liria

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img