23,04,2024

Të afërmit e Ban Ki-moon akuzohen për korrupsion

Must Read

Vëllai më i ri i Ban dhe nipi i tij akuzohen se kanë dhënë parà ndaj një zyrtari të Lindjes së Mesme, përmes një ndërmjetësi amerikan. Ata pretendojnë se dy të afërmit e tij korruptuan zyrtarin për të përdorur fondet shtetërore për blerjen e një projekti ndërtimi.

Ban Ki-moon shërbeu në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara nga viti 2007 deri në fund të 2016-s. Më tej, ai u pasua nga ish-kryeministri portugez, Antonio Guterres, i cili mori detyrën më 1 janar të këtij viti. Ban, ndërkohë, shihet si kandidat i mundshëm për të qenë presidenti i ri i Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve “Reuters” citoi zëdhënësin e tij të ketë thënë se Ban Ki-moon nuk ka qenë në dijeni të rrethanave në lidhje me akuzat ndaj të afërmve të tij.

Prokurorët thonë se në fillim të vitit 2013, firma koreanojugore e ndërtimit “Keangnam”, në të cilën vëllai i Banit, Ban Ki-sang ishte shef ekzekutiv, u përball me rritjen e borxheve dhe tentoi të shiste një kompleks banesash në Vietnam, të njohur si “Landmark 72”.

Në aktakuzën prej 39 faqesh të dorëzuar të martën në gjykatën e Manhattanit, prokurorët pretendojnë se Ban Ki-sang dhe djali i tij, Joo Hyan “Dennis” Bahn, një agjent imobiliar i Manhattanit, arriti të bënte miliona dollarë nga komisionet e shitjes, në një vlerë prej 800 mln dollarësh.

Sipas zyrtarëve amerikanë, dy personat e akuzuar paguan miliona dollarë ryshfet dhe tentuan të tregtonin duke përfituar nga emri i familjes së tyre, në mënyrë që të bindnin një zyrtar nga Lindja e Mesme (nga një vend i paindentifikuar) të arrinte blerjen e kompleksit falë fondeve sovrane të pasurisë së atij vendi.

Dokumentet ligjore federale thonë se dy të akuzuar janë përpjekur të sigurojnë madje edhe një takim për të diskutuar marrëveshjen me kreun e shtetit të atij vendi, gjatë vizitës së këtij të fundit në Nju Jork, që do të merrte pjesë në një takim të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Bahn, i cili deklaroi pafajësinë e tij, u lirua me kusht. Sipas aktakuzës, ryshfeti prej 500 mijë dollarësh është paguar ndaj biznesmenit Malcolm Harris, i cili u prezantua ai agjent i zyrtarit, me një tjetër “çek” prej 2 milionë dollarësh për të mbyllur shitjen. Por Harris, siç pretendohet, i anashkaloi Bahn dhe babain e tij, për të përfituar personalisht. As Harris dhe as Ban Ki-sang nuk janë arrestuar deri më tani.

Gjithsesi, të afërmit e Ban Ki-moon akuzohen për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “konspiracion”./Top Channel

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img