19,04,2024

Tavolina e mençur që shërben për gjithçka

Must Read

Kompania StoreBounds ka prezantuar tavolinën e mençur Sobro, e cila mund të përdoret për gjithçka.

Nuk është veç e bukur, por është e pajisur me frigoriferë, zmadhues zëri dhe drita. Të gjitha këto mund të kontrollohen përmes telefonit të mençur.

Nëse dekori i dhomës është klasik atëherë kjo tavolinë nuk do të përshtatet fort me të, mirëpo dizajni i saj prej xhami dhe drita LED nën të e bën atë të jashtëzakonshme.

Kjo tavolinë ka portet USB që mund të përdoren për mbushjen e telefonave, laptopëve dhe është e mirë edhe për mbushjen e kontrollorëve të video-lojërave.

Për adhuruesit e sporteve gjithmonë ka qenë e mërzitshme që në mes të lojës të detyrohen të shkojnë deri te frigoriferi për të marrë pijet e ftohta. Ky problem është shuar me tavolinën e mençur që ka një frigorifer të madh që mund të mbajë deri në 30 shishe të pijeve.

Kjo tavolinë mund të ftohë pijet deri në temperatura të mjaftueshme mirëpo nuk mund të shërbejë për ngrirje të madhe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img