20,04,2024

Tatuazhi zhi dhe vizatimet nga kana si art trupor

Must Read

Që nga kohët e lashta, njeriu ka ndjerë nevojën për të zbukuruar trupin e vet dhe gjithmonë ka gjetur mënyra të ndryshme në natyrë, ku me ndihmën e së cilës i ka realizuar dëshirat të imagjinuara. Një prej dekorimeve kanë qenë edhe vizatimet në lëkurën e trupit të njohura si tautazhe.

Tatuazhi është një ndërhyrje e përhershme me ngjyra të ndryshme në lëkurë me ndihmën e gjilpërave të posaçme. Tautazhë kryesisht bëjnë njerëzit nga arsyet endryshme Te kafshët tautazhet bëhen me qëllim të etiketimit të llojit, të mbarështimit (kultivimit), të pronësisë, të përzgjedhjes dhe  qëllimeve shëndetësore.

Tatuazhe1

Tautazhet nuk burojnë vetëm nga një vend krahinë, vend, zonë e caktuar, apo regjion por kanë qenë të njohura gjatë gjithë historisë dhe te qytetërimete ndryshme. Si shembull i parë i cituar i tatuazhit përmenden tautazhetMaori i fiseve Maorive të Zelandës së Re. Maourët kanë pasur tautazhe në fytyrë. Besohet se fjala tatuazh vjen nga fjala e tyre Tatau(që do të thotë me shënuar diçka).Japonezët e vjetër gjithashtu kanë bërë tautazhe në fytyrë,të ashtuquajturat “irezumi“, e cila është një traditë japoneze. Është e njohur se tatuazhet në  pjesët e ndryshme të trupit kanë qenë të përhapura në mbarë botën, duke filluar nga Afrika (fiset berberë) të Amerikës së Jugut (fiset indiane), Kina dhe kështu me radhë. Në kohët moderne tatuazhi nuk njeh kufij dhe njerëzit bëjnë tatuazhe në të gjitha pjesët e botës.

Zbukurimi i trupit historikisht ka pasur kuptime të ndryshme: fetare, rituale apo estetike, varësisht nga shkalla e zhvillimit të qytetarisë, kulturës dhe kontinentit. Zbukurimi është mbajtur deri më sot, dhe gjatë periudhave të ndryshme historike kanë qenë objekt i nënshtrimit të tendencave njësoj si moda, veshmbathja ose stilet e flokëve.

 

Efektet anësore (kundërindikacionet) të tatuazheve të sotme

Tatuazhet përveç që diskreditojnë reputacionin dhe pozitën e njeriut në shoqëri ato mund të dëmtojnë edhe shëndetin. Gjithsesi me rëndësi të posaçme duhet të theksohet rreziku na tautazhet.

Tatuazhi si një proces të i injektimit dhe futjes të pigmenteve në lëkurë vetvetiuparaqet një lloj sulmi në trup, kurse në procesin e tatuazhit nëse nuk janë të plotësuara të gjitha kushtet mjekësore mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme si: tetanusi, HIV(SIDA), hepatiti B dhe C, urdhja (herpesi) dhe infeksionet tjera.

Ndodh që artisti i tatuazhit të jetë i papërvojë apo i pandërgjegjshëm, të mos ketë mjete të mjaftueshme dezinfektuese apo mungesë të gjilpërave, nga kjo vjen edhe deri te infektimet bakteriale dhe virale. Veçanërisht të rrezikshme janë infeksionet virale që transmetohet me anë të gjakut. Infeksionet virale mund të çojnë në vdekje. Problem tjetër  mund të jenë edhe ngjyrat si dhe metalet që ato përmbajnë (alumini, bakri, kromi, hekuri dhe zhiva), sepse ato injektohen në lëkurë dhe mund të shkaktojnë alergji të rënda.

Tautazhetështë e pamundur ose shumë vështirë për të hequr.Edhe kur të hiqen mbesin plagët e dukshme në lëkurë,për këtë arsye shpesh tatuazhi i mëhershëm tentohet të ri mbulohet me ndonjë tautazh të ri. Edhe pse mjekësia moderne mundëson heqjen e tatuazhit gati në tërësi, praps se prap ato për shkak të përbërjes kimike të saj dhe mënyrës së bërjes përsëri mbetentëdukshme.

Njerëzit të cilët i nënshtrohen tatuazheve  në vende të dukshme, sidomos në fytyrë, ato mund të jenë objekt i talljes dhe i  integrimit të vështirë në shoqëri dhe në respektiminnormave të saj.

 

Shkaqet e tatuazhimit

 

Njerëzit bëjnë tautazhe për arsye të ndryshme, kryesisht personale, por edhe për shkak të normave sociale: disa banda kanë tatuazhet e tyre (bandat amerikane, mafia japoneze – Jakuza), religjionet e caktuara të popujve e caktuar (maorët, berberët, etj.), marinarët si dhe të burgosurit.

Para luftës gjegjësisht në ish Jugosllavinë tautazhe zakonisht kanë bërë të rinjtë kur kanë shërbye në të ashtuquajturën Armatë Popullore (shkuarjanë armatë ka qenë e obligueshme) dhe kriminalët të cilët kanë qenë në burg për shkak të veprave të ndryshme penale. Tautazhet janë bërë me gjilpërë të thjeshtë dhe tush.

Tatuazhe2

Simbolika dhe domethënia e motiveve të tatuazhit

 

Praktika e tatuazhit do të thotë porosi të ndryshme në kultura të ndryshme. Në praktikat fillestare, duket se zbukurimi ishte motivi më i zakonshëm për tautazhet dhe kjo vazhdon të jetë edhe sot. Në disa kultura, tatuazhet janë përdorur si identifikim për statusin  e udhëheqësit të grupit. Për shembull, romakët e hershëm i kanë tautazhu skllevërit dhe kriminelët. Detarët të cilët kanë udhëtuar në vende të huaja ekzotike kanë filluar  të bëjnë tatuazhet si kujtime nga udhëtimet e tyre.

Me paraqitjen e religjioneve tatuazhet marrin kuptim negativ. Tri religjionet e mëdha botërore, Judaizmi, Myslimanizmi dhe Krishterimi, gjegjësisht librat e shenjta të këtyre religjioneve  ndalojnë zbukurimin e trupit kurse tatuazhimi është konsideruar zakon pagan.

Tatuazhe3

Bërja e tatuazhit      Vizatimi me kanë                                  

Por kohëve të fundit tautazhet të bëra në me ndihmën e makinave dhe gjilpërave speciale me ngjyra artificiale janë duke u zëvendësuar me vizatimet me kanë.

Vizatimet me Kanë janë zhvendosur në botën perëndimore dhe aplikimi i tyre ka tejkaluar të gjitha kufijtë e traditës dhe është aktualizuar në jetën e përditshme te një numër i madh i qytetarëve. Vizatimet me ngjyrë të kanës me të madhe shënojnë momente të rëndësishme në jetën e njerëzve – me rastin e shtatzënisë, lindjes, martesës, pushimeve, etj. gjithashtu përdoret si mbështetje në situata të sëmundjeve. Kana është një formë e vjetër e artit trupor që është përdorur për më tepër se 5000 vjet. Dëshmitë më të  vjetër të shkruara për përdorimin e kanës për egjiptiane Kleopatra ka  përdorur kanën për ngjyrosjen e flokëve dhe thonjve), dhe deri më sot është njohur si një mjet zbukurimi, si në Egjipt,  në vendet e Lindjes, në Indi dhe Pakistan

Materiali formohet nga pema Lowsoniainermis me prejardhje nga Afrika veriore, Azia jugore, dhe Lindja e mesme. Është një bimë me lule. Kana është një shkurre ose dru i vogël,2-6 metra e gjatë. Bima ka ngjashmëri me bimën e limonit. Lënda kryesore e bimës gjendet në gjethet e saja. Bima zakonisht rritet në temperaturat mbi 11gradë celsiusë. Gjethet e pemëve së pari thahen pasi që të thahen  ato duhet të bluhen për ti shndërruar në pluhur pastaj mund të përdorur si ngjyrë natyrore e cila përdorët për ngjyrosjen e flokëve, thonjve dhe lëkurës. Vetëm në formë të pluhurit

Tatuazhe4

kana liron ngjyrën e cila mund të përdoret për ngjyrosje gjegjësisht për vizatime dhe figura.

Përzierje për bërjen e vizatimeve është plotësisht natyrore dhe përbëhet prej pluhurit të kanës dhe acidit (thartirës) zakonisht nga lëngu i limonit (formohet brumi). Kurse për kohëzgjatjen e vizatimit mbi lëkurë gjegjësisht në vizatime vihet përzierja e sheqerit dhe limonit. Kohëzgjatja e vizatimit mund të jetë prej shtatë deri njëzet e një ditë në varësi se sa shpesh duart dhe trupi janë në kontakt me ujë. Por ajo mund hiqet edhe brenda tre deri pesë ditëve duke kombinuar pastenë për larjen e dhëmbëve me sodën bikarbonate. Ajo hiqet vetvetiu.

Në fakt vizatime në trup duke aplikuar kanën janë art – sepse porosia e tyre është paqja dhe energjia pozitive jetësore. Edhe atëherë kur është vetëm një imazh, tregon se vizatimet me kanë në trup janë një mënyrë elegante e zbukurimit dhe kjo paraqet natyrën mistike dhe erotike të imazhit.

Ngjyra e kësaj bime të shenjtë përdoret me shekuj për të “ndihmuar” njerëzit që “të lidhen me hyjnoren”. Me anë të simboleve (imazheve, pikturave) të ndryshme në lëkurë iu është bërë thirrje hirit hyjnorë për bekime, shëndet dhe lumturi në një numër të religjioneve.

Pikturat(simbolet)të bëra në lëkurë në rastet e ndryshme me ndihmën e kanës e cila është quajtura tradicionalisht Mehndi, ishte e  njohur që nga kohërat më të lashta. Përshkak të substancave mjekësore me të cilat bima është e pasur nga rrënjët e deri te lulja dhe  fletat e saja,kana në zonat autoktone ku rritet konsiderohet si një bimë e shenjtë, kurse vizatimet në lëkurë me ngjyrën nga kana simbolizon mirënjohjenndaj Perëndisë dhe një shenjë e bekimit dhe mbrojtjesnga e keqja.

Tatuazhe5

Fillimisht një teknikë e thjesht të pikturës në duart dhe këmbët është zhvilluar në art të pasur me simbole dekorative të cilat kanë buruar nga traditat e ndryshme të popujve që është përdorur.

Tatuazhe6

Pikturat e nuses, gratë shtatzëna dhe fëmijët

 

Pikturat në prag të dasmës ngjallë dashuri, lumturi, bollëk dhe besnikërinë në martesë në të ardhmen. Në Indi dhe vendet islame është traditë (zakon) në tremujorin e tretë të shtatzënisë të vizatohen figurat në bark te gratë shtatzëna, sepse besohet se ky ritual mbron gruan  dhe fëmijën e saj gjatë lindjes. Pikturat me kanë janë praktika popullore fetare në Islam, Judaizëm, Hinduizëm dhe te Ortodoksit (te Koptët-grup fetar që jeton në Egjipt). Besohet se me këto vizatime mund të ndikohet në depresionin e paslindjes.

Në të vërtetë me vizatimet rituale tradicionale në shputat e gruas tetë javë pas lindjes, gruas u ofrohet mbështetje emocionale dhe e ndihmon atë për shërim dhe ri integrim të shpejtë në shoqëri. Nën pretekstin se duhet të mbajë vizatimin, ky ritual pengon gruan që të ngritët dhe të bëjë punët e shtëpisë dhe kështu në këtë mënyrë i ndihmon që sa më shpejt të rifiton forcën. Edhe pse kjo mundë të tingëllojë e çuditshme, duhet të jetë e njohur se vendet të  cilat kultivojnë këtë traditë kanë një normë shumë të ulët të depresionit të pas lindjes.

Vetitë shëndetësore të Kanës

Përveç estetikës dhe simbolikës, kana fsheh shumë veti tjera të dobishme. Lyerja e lëkurës me kanë redukton ose eliminon bakteret e dëmshme dhe gjithashtu ul rrezikun e infektimit, e ftoh trupin, e  “qetëson” lëkurën dhe vepron si një analgjetik i butë për inflamacion. Që të ndjehen të gjitha këto përfitime, është thelbësore që kana të jetë plotësisht e natyrshme, e freskët, organike , pa kripëra metalike dhe prezervativë. Kana natyrore është kuqe dhe ekskluzivisht në formë pluhuri.

Tatuazhe7

Kana në traditën shqiptare

Ekzistojnë disa mendime se si dhe kur Këna filloi të përdoret në Ballkan, më saktë në popullatën shqiptare. Mendimet më të besueshme mund të jenë dy. Disa mendojnë se ajo filloi të përdoret në kohën kur feja islame filloi me të madhe të përhapet ndër shqiptarët. Disa të tjerë mendojnë se Këna erdhi këtu dhe filloi të përdoret në kohën kur Aleksandri i madh filloi të pushtonte Afrikën e Azinë

Në ceremonitë martesore (dasmë), në familjet shqiptare, përveç se shihet mikpritja, bujaria, ritualet kombëtare dhe ato fetare, pa dyshim se mes tjerash do të hasësh në një ritual shumë të vjetër- “vënia e kanës”.

Ky pluhur që shndërrohet në një brumë dhe të lë një shenjë në dorë, tek ne përdoret nëpër dasma kurse në disa fshatra përdoret edhe për zbukurime të duarve dhe ngjyrosjen e flokëve. Në dasmat e trevave tona si zakon mjaft i vjetër është lyerja e pëllëmbës së dorës me kanë. Kështu lyhet dora e nuses dhe dora e vajzave të cilat janë të pranishme në dasmë. Këna në dorën e një Femre tregon për pjekurinë e saj seksuale dhe mentale, tregon se ajo është e gatshme të bëhet nuse!(Kanagjegji)

Riti i kanosjes bëhet një ditë para se vajza të dalë nga gjinia, atë e bëjnë gratë që zotërojnë këto praktika.

 

Agim Arifi

(Autori është Sociolog nga Ferizaj)

Redaktimi i Fotografive : Autori

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img