19,04,2024

Takime të rëndësishme për arsimin e lartë gjatë vizitës në SHBA

Must Read

Delegacioni i Kosovës, në të cilin bën pjesë edhe rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof.Dr. Agron Bajraktari, ka zhvilluar takime të rëndësishme për arsimin e lartë në vend gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I prirë nga ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami, delegacioni i përbërë nga rektorët e universiteteve publike të Kosovës, në Uashington ka zhvilluar një takim pune në Këshillin Amerikan të Edukimit, ku është pritur nga zyrtarët më të lartë të këtij institucioni. Gjatë këtij takimi është biseduar për rritjen e partneritetit me universitetet amerikane, shkëmbimin e përvojave, si dhe mundësinë e mobilitetit të studentëve dhe profesorëve nëpër institucionet e arsimit të lartë në SHBA.

Po ashtu, një vizitë është realizuar edhe në Universitetin “Johns Hopkins”, ku delegacioni kosovar është pritur nga zyrtarët e Shkollës për Studime të Avancuara Ndërkombëtare. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe profesori Daniel Serwer, i cili është një njohës i mirë i çështjes së Kosovës, është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në nivelin e studimeve të doktoratës, në fushën e lidershipit, ekonomisë dhe diplomacisë.

Ndërsa, gjatë vizitës në Bankën Botërore, ministri Bajrami dhe rektorët e universiteteve publike, kanë biseduar me përfaqësuesit e këtij institucioni për sfidat e arsimit të lartë, me theks të veçantë  kualitetin e programeve të studimeve dhe ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës.

ushaf4 ushaf3 ushaf2 ushaf1

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img