23,04,2024

Ta duash atdheun edhe në dimër !

Must Read

Gjatë historisë Shqiptarët kanë dhënë një kontribut të pa shembull për Liri Pavarësi dhe Demokraci, por gjatë gjithë historisë Shqiptare kemi pas problem shkollimin , pasi që kemi qenë shumë të etur për mësim , për më shumë dije ,shkencë etj etj.
Gjatë historisë që kemi mësuar, luftën dhe sakrificën e kemi bërë, por jo edhe politikën në tavolinë apo në konferenca të ndryshme ndërkombëtare ku ka qenë me interes për kombin tonë.
Patriot është aj që punon ndershëm në punën e tij , por ka edhe të atillë që vendin e vet e kanë dashtë edhe në dimër edhe në furtunë por edhe në verë ,pasi që pas vitit 1999 po dalin shumë patriotë ,luftëtar ,atdhetarë por fatkeqësisht vetëm me fjalë jo me vepër.
Megjithatë ne si shoqëri ku kemi qenë prapë jemi mire, duke e pasur parasysh shumë vështirësi që na kanë përcjellë si Popull dhe si Komb.
Janë disa momente që duhet të jemi shumë syçelë, pasi që kur të bëhen disa gabime janë të pa përmirësueshme , dhe për këto gabime do të jemi të gjithë fajtorë .
Përgjegjësin për këtë shtet e kemi të gjithë pa dallim ,se për disa gabime që i bëjmë dimë me thanë jo unë jo, të gjithë duhet të jemi syçelë për disa procese që na presin, por edhe që janë në vazhdimësi.
Ne duhet ta shfrytëzojmë për të mirën tonë shtetërore politikën gjeostrategjike të SHBA-së në Ballkan, dhe jo të sillemi në shtëpinë tonë si në shtëpinë e huaj.
Ne duhet të jemi në miqësi të përhershme me SHBA-në dhe jo për politika ditore të dalim nganjëherë edhe kundër SHBA-së, ne duhet të jemi mirënjohës së pari Gjakut të derdhur për Liri, Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës, por edhe Veteranëve, se këta e deshën vendin e tyre edhe në dimër!.

Autori
Burim Ugzmajli
Master i Politikave të BE-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img