25,04,2024

SYRI I SHQIPONJËS shpall konkurs për 24 vende pune

Must Read

MUNDËSI PUNËSIMI

SYRI I SHQIPONJËS Security është Kompani private profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë, Monitorim të Sistemeve të Alarmit dhe Kamerave të Sigurisë si dhe Shërbim me Roje Fizike.

SYRI I SHQIPONJËS Security ofron mundësi afatgjate të punësimit, përspektivë për karrierë, avancim profesional dhe kushte të mira pune.

SYRI I SHQIPONJË Security shpall konkurs për vende të lira pune:

1. Pozita: Roje te Sigurimit Fizik – 10 Persona

Ofrimi i punësimit:

Punësim i menjëhershëm – përparsi kanë persona të licencuar për siguri fizike nga Ministria e Punëve të Brendëshme.

– Vendi i punës do të jetë në objekte afariste dhe industriale. Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

– Te kenë te përfunduar së paku shkollën fillore;

– Mos te kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht;

– Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë; – Aftësi për të punuar në situata stresuese;

– Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.

2. Oficer të Patrullës – 8 Persona

Ofrimi i punësimit: Punësim i menjëhershëm – përparësi kanë persona të licencuar për siguri fizike nga Ministria e Punëve të Brendëshme. Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

– Te kenë te përfunduar së paku shkollën e mesme;

– Të posedoj patent shofer;

– Mos te kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht; – Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;

– Aftësi për të punuar në situata stresuese;

– Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.

3. Pozita: Teknik Instalues – 6 Persona

Përshkrimi i Detyrave: – Instalim, servisim dhe mirëmbajtje te Sistemeve te Sigurisë, (Sistem alarmi dhe kamerave të sigurisë).

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

– Te kenë te përfunduar minimum shkollën e mesme, shkollimi superior i preferuar;

– Pervojë pune një vjeçare në montimin e sistemeve të sigurisë (Sistem alarmi dhe kamerave të sigurisë);

– Të posedoj patent shofer;

– Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë; – Aftësi për të punuar në situata stresuese;

– Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik. Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune prej orës 09:00 deri 17:00 në zyrën Qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Ramadan Sylejmani (përball Eurogomes), Ferizaj, ose i dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: info@syriishqiponjes.com ., nga data 22.01.2020 deri më datë 31.01.2020. JU MIRËPRESIM!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img