29,03,2024

Svarqa: Viti 2016 një vit i suksesshëm. Falënderon qytetarët, forcat politike dhe organizatat e ndryshme për kontribute në këtë sukses

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt e mbajti sot konferencën përmbyllëse me gazetarë, duke e quajtur vitin 2016 si një vit të suksesshëm dhe duke falënderuar qytetarët, forcat politike, organizatat e ndryshme dhe mediet për kontribute në këtë sukses.

Në përfundim të vitit kalendarik 2016, kryetari Muharrem Svarqa, veçoi realizimin e pjesës më të madhe të planit vjetor të punës dhe planit investiv, duke konstatuar se rreth 99 për qind e mjeteve nga grantet qeveritare janë realizuar me kohë dhe sipas procedurave të prokurimit.

Drejtoria e Infrastrukturës, tha ai, ka shpenzuar mbi 8 milionë euro investime kapitale, përfshirë rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe objekte të interesit publik. Gjithashtu ai përmendi investimet e rëndësishme të Qeverisë së Kosovës në Komunën e Ferizajt, që janë realizuar, ose kanë filluar së realizuari, siç është unaza e jashtme e komunës, objekti i Institutit të shëndetësisë publike etj.

Në lëmin e shëndetësisë janë ndërtuar ambulanca në Komogllavë e në Pleshinë, si dhe janë përmirësuar shërbimet shëndetësore.

Në arsim është shënuar një ngritje e lehtë e suksesit dhe ulje e numrit të mungesave, ndërsa janë rritur hapësirat shkollore. Ka filluar shkolla e re në Komogllavë dhe një çerdhe e re në Greme.

Rreth investimeve për zhvillimin ekonomik, kryetari i Ferizajt veçoi ndërtimin e Qendrës së përpunimit të drurit në Greme, e cila është pajisur me teknologji moderne, që mundëson përmirësimin e cilësisë së industrisë së drurit, si industria më e njohur në Ferizaj, pastaj rritjen e numrit të bizneseve të regjistruara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në mbi 11 mijë. Dhënia e hapësirave të reja nga Komuna, për ndërtimin dhe zgjerimin e kapaciteteve biznesore, u vlerësua gjithashtu si një mbështetje e fuqishme zhvillimore.

Investimet në bujqësi, u theksuan nga kryetari Svarqa si një levë e zhvillimit ekonomik, të cilat veçanërisht gjatë këtij viti kanë qenë të konsiderueshme. Janë rreth 1 mijë fermerë që kanë përfituar nga subvencionet, por sidomos subvencionimi i kamatave bankare për kreditë e fermerëve, ka qenë risi shumë e rëndësishme. Për këtë qëllim sivjet janë vënë në qarkullim rreth 600 mijë euro, ndërsa më tutje do të futen në qarkullim edhe 5 milionë euro për këtë qëllim.

Kryetari i Ferizajt pastaj veçoi investimet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike për ndërtimin e pjerrinave për personat me nevojat e veçanta, hapjen e 90 kilometrave rrugë të reja për nevojat e banorëve, ndriçimin publik në mbi 10 kilometra rrugë etj.
Nga ana tjetër, sipas kryetarit të Ferizajt, administrata komunale ka bërë përparime në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, duke përmbushur shumicën dërrmuese dhe me kohë të kërkesave të qytetarëve, ashtu siç ka bërë edhe Drejtoria e

Gjeodezisë dhe e Kadastrit. Ndërsa nga Drejtoria e Urbanizmit veçoi procedimin dhe diskutimin e Planit zhvillimor komunal dhe të hartave zonale, si dy dokumentet më të rëndësishme urbanistike për Ferizajn.

Kryetari Svarqa lavdëroi Drejtorinë e Financave për performancë jashtëzakonisht të mirë, sidomos në përmirësimin e shkallës së të hyrave vetjake të Komunës, të cilat sivjet kanë arritur rreth 90 për qind të planifikimit, si inkasimi më i mirë deri tani. Ndërkohë

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka arritur që ta bëjë Ferizajn qendër të zhvillimeve kulturore e sportive jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë, me anë të festivaleve të shumta, si dhe me pjesëmarrjen e sportistëve ferizjas në gara të rëndësishme kombëtare e sidomos ndërkombëtare.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, falënderoi për bashkëpunim të suksesshëm gjatë këtij viti dhe i ftoi për partneritet të mëtejshëm të gjithë qytetarët, forcat politike, organizatat e ndryshme dhe mediet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img