20,04,2024

Svarqa: Të lidhur bashk do ta përfundojmë procesin demokratik të filluar para katër viteve

Must Read

Ferizaj.16.11.2017. Kandidati i LDK-së për të parin e Ferizajt Muharrem Svarqa ka mbajtur tubimin përmbyllës në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në praninë e shumë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve ferizajas.

Në këtë tubim përmbyllës të pranishëm ishte kryetari I LDK-së Isa Mustafa dhe shumë personalitete nga strukturat e LDK-së nga niveli qendrorë dhe atyre lokale.
Isa Mustafa ka ftuar qytetarët e Ferizajt që të votojnë Muharrem Svarqën dhe ti japin mundësi për vazhdimin e projekteve të filluara.
“Svarqën do ta përkrahin në realizimin e të gjitha premtimeve të cilat ai I bëri gjatë fushatës.
Ju ftoj që të votoni kryetarin që u ka qëndruar dhe do tu qëndrojë besnik edhe në mandatin e ardhshëm’ ka thënë Isa Mustafa.
Edhe Labinot Tahiri ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë kandidatin e LDK-së Muharrem Svarqa për kryetar të Ferizajt.
Në takimin përmbyllës kandidati për të parin e Ferizajt nga LDK,Muharrem Svarqa, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Ferizajt, si dhe përfaqësuesit e strukturave politike të LDK-së, për përkrahjen e tyre.
“ Madhështia që më keni dhënë në secilin takim më ka shtyrë që të ecim përpara. Sot jemi këtu që të vazhdojmë misionin e ngritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve tanë.Na presin edhe shumë projekte madhor për të cilat na duhet besimi juaj dhe nuk do të ketë zhgënjim ashtu siç nuk ka pasur gjat katër viteve të kaluara. Gjatë katër viteve dëshmuam se dimë të qeverisim me duar të pastra dhe dimë të menaxhojmë paranë publike” tha Svarqa.
Svarqa ka ftuar edhe të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që ti bashkohen dhe të realizojnë kauzën e tyre për një qeverisje të cilën e kanë në program.
“Në balotazh do të punojmë me miq e veqanarishtë me miqtë nga AKR për një qeverisje në dobi të qytetarëve ferizajas” ka thënë Svarqa.

“Ne kemi vendosur që të jemi lidhja juaj për të qeverisur Ferizajn. Të lidhur bashk do ta përfundojmë procesin demokratik të filluar para katër viteve. Lidhja jonë është e fortë me të gjithë qytetarët ferizajas” ka thënë Svarqa.
Në fund takimit në këtë tubim të pranishmit I ka argëtuar edhe këngëtarja Adelina Ismajli.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img