29,03,2024

Svarqa: Subvencionet ekonomike rritën ndjeshëm numrin e të punësuarve në Ferizaj

Must Read

Ne takimin e sotshëm kryetari aktual tha se 20 hekatrë tokë që deri para 4 vitesh ishin djerrina sot kanë prodhuar 1 mijë vende të reja pune
Komuna e Ferizajt ka kohë që ka nisur një praktikë të mirë për shfrytëzimin e tokës komunale në dobi të bizneseve lokale.
Përmes proceduarve të Kuvendit dhjetra toka të tilla janë dhënë nëpër fshtarat e ndryshme në shfrytëzim afatagjatë dhe afat shkurtër me ç’rast janë prezantuar edhe plane biznesi duke përfshirë veprimtari të ndryshme.
Nga një projekt i tillë ka pak muaj që ka përfituar fabrika për prodhimin dyerve dhe dritareve nga druri “Kosova Model” në fshatin Koshare të Ferizajt.
Pronari i kësaj fabrike tregon se kishte vështirsi në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në lokalet e ngushta ku punonte dhe nuk mund të punësonte më shumë njerëz në këto hapësira.
Kurse me 80 ari tokë pronë e publike që i dha komuna ai brenda 3 muajve punësoi 40 veta .
“Ky pushtet, përkatësisht z.Svarqa na ka dhënë këto prona në shfrytëzim dhe falë saj kemi rritur numrin e punëtorëve për 40 të tillë, por ende duhet të përkrahen bizneset, ende na duhen lehtësira, ndoshta ndonjë kredi e volitshme në mënyrë që ne t’i rrisim kapacitetet edhe më shumë”, tha Imri Sopa, pronar i ‘’Dardania Model’’. I të njëjtit mendim është edhe Milaim Sopa fqinji i tij që po ashtu përfitoi nga dhënia e pronave publike nga komuna e Ferizajt.
“Jemi shumë mirënjohës ndaj kryetarit për hapat e qëlluar që ka ndërrmarrë drejt fuqizimit të bizneseve, jemi falënderues për dhënie të parcelave në shfrytëzim dhe mund të them se pushteti i Ferizajt, veçanërisht kryetari është duke i përkrah mjaftueshëm bizneset”, shtoi Milaim Sopa, pronar i fabrikës ‘’Kosova Model”.
Ndërkaq kryetari Svarqa tha se janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore që bizneset dhe punëtorët e sektorit privat të përfitojnë kushte sa më të mira për punën gjatë viteve të fundit.
Ai theksoi se për këto dy biznese para pak kohësh janë dhënë në shfrytëzim nga një pjesë e konsoderueshme e pronës publike në shfrytëzim për 99 vjet e cila është gjendur afër këtyre punëtorive. Në këtë mënyrë është ndihmuar zgjerimi i kapaciteteve të prodhimit dhe është rritur numri i punëtorëve në këto dy kompani.
“Për fat të keq ligjet tona nuk japin më shumë mundësi sesa dhënien e pasurisë publike në shërbim dhe heqjen e taksave për lehtësimin e bizneseve, por edhe konkurenca e lirë edhe zhvillimi ekonomik i tyre tregon për një klimë të favorshme të të bërit biznes në komunën e Ferizajt. Angazhimi ynë nuk do të mbetet vetëm në dhënie të tokave por do të shtrihet edhe në shumë rrafshe të tjera.
Unë do të punoj me tërë qenien time edhe për sensibilizimin e opinionit kosovar për nxjerrjen e ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, sidomos të atyre të sektorit privat. Për mbrojtje në punë, të sigurisë së tyre, por edhe për orarin strikt që parashihet sipas ligjeve në fuqi”, tha Svarqa.
Gjatë kësaj vizitave të shpeshta nëpër bizneset ferizajase kryetari i komunës Muharrem Svarqa ka shprehur zotimin e tij se qeverisja e udhëhequr nga ai, do të krijojë klimë të favorshme për biznesin, por edhe për punëtorin. Duke i përmendur shumë projekte që i realizoi gjatë mandatit 4 vjeçar, Svarqa premtoi edhe lehtësira të tjera për bizneset.
Të dhënat nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në komunën e Ferizajt tregojnë se gjatë periudhës 2013-2017 janë dhënë 197,606 m2 ose rreth 20 hektarë për zhvillimin e bizneseve.
Vlera Investive e paraqitur në planet këtyre bizneseve kap shifrën mbi 10 milionë e 300 mijë euro.
Ndërsa edhe numri punëtoreve të paraqitur në këto plane është afërsisht 1 mijë të punësuar rinjë të cilët janë vërtetuar edhe në shënimet Administratës Tatimore të Kosovës nga regjistrimet që kanë bërë punëdhënësit e tyre .
Ndërsa tokat e dhëna nga komuna për shfrytëzim afatgjatë dhe afat shkrutër ndodhen në fshatrat Babush i Ri ,Koshare, Fshat i Vjetër , Prelez i Jerlive, Varosh dhe Rahovicë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img