25,04,2024

Svarqa: Nuk ka shtim  të numrit të nxënësve nëpër paralele. Ka vende të lira në shkolla profesionale. (Video)

Must Read

Ferizaj.11.09.2017. Gjimnazet e Ferizajt edhe javën e parë të shtatorit kanë filluar të përballen me presion nga nxënësit dhe prindërit të cilët duan që të regjistrohen në këto shkolla. Por sipas shënimeve  të DKA-së në Ferizaj numri i nxënësve të paraparë me konkurs  në këto shkolla është  plotësuar dhe nuk ka  më vende të lira.

Tani vende të lira ka vetëm në shkollat profesionale, gjegjësisht në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”

Zyrtarë të kësaj shkolle po kërkojnë përkrahje instutucionale, ndërsa lidhur me këtë  sot është prononcuar edhe kreu i Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që të vazhdon mos harmonizimi i shkollës me nevojat e tregut të punës. Sipas tij prespektiva e vendit tonë është e lidhur me drejtimet e agrobiznesit dhe teknologjisë.

Ai ndër tjerash ka apeluar tek nxënësit që të orientohe në drejtimet që ofron kjo shkollë. Sipas tij edhe më tutje po vazhdon avazi i vjetër i  kërkesave të pakuptimta për regjistrim në profesionet të cilat prodhojnë një hiperproduksion të kuadrove të papunë.

“Përkitazi me këtë, unë apeloi tek të gjithë nxënësit që të orientohen tek shkollat profesionale në veçanti në shkollën e bujqësisë për të cilën ne, kemi bërë një numër të madh të subvencioneve edhe për nxënësit  e dalluar të atyre shkollave.Në të njëjten kohë besoi se do të punojmë me përkushtim që të plotësojmë klasat edhe në ato shkolla, sepse shkollat profesionale të drejtimeve teknike në aftin e parë kanë qenë të përmbushura dhe janë realizuar të gjitha synimet për numrin e nxënësve aty. Nuk ka asnjë kuptim që të vazhdon mos harmonizimi i shkollës me nevojat e tregut të punës, kërkesave  të kompanive publike dhe private për pranim të atyre nxënësve. Unë besoi se agrobinzeset dhe drejtimet bujqësore janë perspektiva e komunës së Ferizajt” ka përfunduar Sfarqa.

Kryetari Sfarqa, apelon tek nxënësit që të orientohen në këto drejtime ngase perspektiva e vendit lidhet me këto drejtime.

Viteve të fundit institucionet kanë subvencionuar nxënësit me projekte të ndryshme shkollore. Kjo është bërë me qëllim të rritjes së interesimit për drejtimet bujqësore.

Ndonëse deri më tani  në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë  ende nuk është plotësuar numri i nevojshëm   drejtues të kësaj shkolle kanë thënë se ka lëvizje dhe presin që deri ka fundi i këtij muaji ky numër të rritet.

“Lëvizje ka por që nuk janë  në suazat e numrit dhe kërkesave që kemi për nxënës” ka thënë Abdullah Imeri, drejtor i kësaj shkolle.

Për tepër zyrtar të kësaj shkolle kanë thënë se  institucionet e pushtetit kanë premtuar se do të rrespektojnë kriterin e regjistrimit në shkollat tjera, të mos lejojnë rritjen e numrit ngase kjo kishte me pasë ndikimin edhe në ritjen e numrit në këtë shkollë në profilet që i disponon bazuar në kërkesat e tregut të punës.

Ndryshe në këtë shkollë krahas drejtimeve standarde sivjet ka nisë edhe pilotimi i profilit të konfeksionit, një drejtim për të cilin po thuhet se është mjaft aktual dhe i kërkueshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img