25,04,2024

Svarqa: Mocioni i mosbesimit rrjedh nga PDK-ja

Must Read

Muharrem Svarqa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës me rënien e saj për opinionin kosovarë, është mundësi për zgjedhje të parakohshme.

Këto deklarime Svarqa i ka dhënë në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa shtoi se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është pjesë e derivateve të PDK-së.

”Jam shumë i gëzuar dhe ndaj këtë mendim të të gjithë atyre që e njohin Bardhylin”.

”Më vjen mirë që ka pasur një qëndrim shumë strikt për të përballuar, LDK dhe Parlamenti ka nevojë për mendimin politik të Bardhyl Metes”.

”Koalicioni realisht do duhej të ishte në krizë, por trendet negative të PDK-së dhe rëna e PDK-së për opinionin kosovarë, ndoshta mund të përshpejtojnë opsionin për zgjedhje të parakohshme në vend”.

”LDK po tregon që përmes kësaj qeverie ka realizuar objektivat e saj”.

”Marrëveshja ka nënkuptuar zgjedhjen e Presidentit Thaçi dhe kryeministrin Mustafa”.

”Të gjitha këto janë të mundshme por edhe Demarkacioni po ashtu. Ndërkaq mocioni i mosbesimit është pjesë e derivateve të PDK-së”.

”LDK nuk iu frikësohet zgjedhjeve. Ka kryer të gjitha proceset”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img