19,04,2024

Svarqa: Kemi punuar prandaj Ferizajn e fitojmë pa balotazh

Must Read

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat si kryetar i Ferizajt ka thënë se këtë komunë do ta fitojë pa balotazh.

Ai ka thënë se ka punuar shumë në mandatin e fundit, prandaj do ta fitojë edhe një herë besimin e ferizajasve.

“Sondazhet tregojnë se kush do të jetë kryetar në Ferizaj dhe kush do të jetë në balotazh”.

“PDK dhe VV po luftojnë për vendin e dytë. Shpresoj që fituesi të dihet pa balotazh”, ka thënë ai.

Svarqa ka thënë se si komunë kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në të bërit biznes”.

“Kemi punuar në infrastrukturën rrugore që ka ndikuar në hapjen e bizneseve. Kemi dhënë 20 hektarë të pronës komunale për biznese”, ka thënë Svarqa, njofton Klan Kosova.

“Kemi bërë ndërhyrje edhe në zgjidhjen e problemeve të banimit. Kemi liruar banesat e uzurpuara. Kemi krijuar hapësira të reja për shkolla, qendra të mjekësisë familjare, kemi ndërtuar objekte sportive dhe do të vazhdojmë më ritën edhe më të mirë”, ka thënë ai në Info Lokale.

Svarqa ka thënë se në Ferizaj është hequr participimi, ku nuk ka asnjë qytetarët që ka investuar në projekte kapitale.

“Do të punojmë për subvencionimin e kamatave dhe dhënien e kredive pa kamata. Kemi futur në qarkullim 600 mijë euro për pagimin e kamatave. Kreditë pa kamata do t’i japim për bizneset e vogla dhe të mesme”, ka theksuar ai.

“Komuna e Ferizajt në mesin e 11 mijë e 887 ka rreth 20 biznese të huaja, ka një interesim të jashtëzakonshëm të huaj, por ata nuk i sjell komuna por bizneset që bashkëpunojmë me ta. Bizneset ferizajase kanë pushtuar pjesë të Evropës deri në Kinën e largët”.

“Në zonat rurale sepse në fshatin Greme që ka 10 mijë banorë ka rreth 200 biznese, 100 prej tyre merren me përpunimin e drurit. Edhe tregtia është degë e rëndësishme e ekonomisë, siç është plasmani i këpucëve që po pushtojne tregjet deri në Bonsjë dhe Hercegovinë”.

Svarqa ka thënë se tregtia e automobilave është e shtrirë në pjesë të ndryshme të Ferizajt.

“Në këtë kohë kur ka shpenzime për mjekime jashtë vendit është anakronike të ndërtohet një spital dhjetë milionësh”.

“Kemi përfituar edhe nga institucionet ndërkombëtare si Banka për Zhvillim dhe Rindërtim, ndërtimi i fabrikës së ujit, asfaltimi i një rrugë me katër korsi”.

“Ka ambulanca të mjaftuara.  Një pjesë kanë qenë jashtë funksionit për shkak të braktisjes së banorëve nga fshati në qytet dhe këtë e kemi ndaluar tashmë. Kemi aktivizuar gjitha ambulantat dhe kemi ndërtuar të reja”.

“Çështja e arsimit, e kanë treguar rezultatet e PISA që është një shqetësim për të gjithë ne. Ne duhet të punojmë shumë më shumë për rritjen e cilësisë në arsim. Frymën garuese që kemi instaluar nëpër shkolla tregon se është ngritur pak cilësia. Menaxhimit të shkollave do t’i japim prioritet. Aty ku menaxhere kanë qenë femra rezultatet kanë qenë më të mira. Do t’i pajisim shkollat me kabinete të ndryshme që mënyrë që ta demonstrojmë mësimin praktikisht”, ka thënë Svarqa ndër të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img