23,04,2024

Surface Pro i ri lansohet gjatë majit

Must Read

Microsoft kohë më parë kishte bërë të ditur se së shpejti na pret Surface Pro i ri dhe tash duket se modeli i ri do të prezantohet në ngjarjen në Shangai, më 23 maj.

Në njoftimin e sotëm të Microsoftit thuhet se do të mbahet ngjarja në të cilën do t’i tregohet botës për më të rejat nga kjo kompani.

Edhe pse informacioni i Microsoft nuk përfshin detaje se çfarë mund të paraqitet në ngjarjen në Shangai, Panos Panej në “cicërimën” e tij përfshin hashtagun #Surface, andaj Microsoft ose planifikon të lansojë laptopin Surface në këtë treg, ose besohet se do të prezantojë modelin e ri Surface Pro.

Ndryshe, pritet që ky do të jetë modeli Surface Pro 5, i cili do të ketë përditësim të harduerit në krahasim me modelin paraprak. Ai pritet të ketë procesor Kaby Lake, GPU të ri, më tepër memorie RAM dhe ekran 4K. Zyrtarë të Microsoftit njoftuan se modeli i ri do të jetë vetëm përditësim, por jo edhe gjeneratë e re e pajisjeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img