29,03,2024

Studiohet fizibiliteti për një projekt turistik në zonën e Nerodimes dhe të Jezercit

Must Read

Ferizaj, 2 nëntor – Komuna e Ferizajt, më saktë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka alokuar 10 mijë euro për nisjen e procedurave të fizibilitetit për realizimin e një projekti për turizëm në zonën e Nerodimes dhe të Jezercit.

Ky projekt pritet të nisë gjatë vitit të ardhshëm në një sipërfaqe prej 17 hektarësh, mirëpo qytetarët dhe opozita janë skeptikë se Komuna do të mundë ta realizojë një projekt të tillë, derisa një varg projektesh të tjera po zvarriten nëpër lokalitete të ndryshme të kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë, opozita ka sugjeruar se këto projekte duhet të realizohen në një periudhë afatgjatë në mënyrë që Komuna të ketë kujdes se si të shpenzohet paraja publike.

Shemsedin Sojeva, drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se tashmë është kontraktuar një kompani në vlerë prej 10 mijë eurosh për procesin e fizibilitetit të zonës së Nerodimes dhe të Jezercit si një vend turizmi me qëllim të jetësimit të një projekti, i cili synon zhvillimin e kapaciteteve turistike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img