24,04,2024

Storie e suksesit të mërgimtarëve në Gjermani edhe firma “Shehu GmbH” me pronar Mentor Shehu

Must Read

Pothuajse nga rajoni i Kosovës më së shumti dallohen djemtë punëtorë nga Ferizaj në fushën e ndërtimit me firmat e njohura në Gjermani. Po e ceku edhe firmën e mirënjohur firma “Shehu GmbH” në Burheim afër Bonn-it.

Mentor Shehu nga fshati Greme të Ferizajt i vendosur në përkushtimin dhe punën në fasad në vitin 2004 filloi punën me dy punëtorë në ndërtimtari, me punën dhe kualitetin e tij sot arrin t’i ketë afër 50 punëtorë edhe nga Gjermania po ashtu edhe nga Kosova. Një firmë mjaft e suksesshme në fasad të jashtëm dhe të brendshëm. Pothuajse djemtë e Ferizajt në Gjermani na bëjnë krenar me punën dhe firmat e tyre në shtetin Gjerman mjaft të njohura në tregun Gjerman.

Pronari i firmës “Shehu GmbH” përveç firmës me fasad posedon edhe firmën “N&Z inmobile” ku bën blerjen dhe shitjen e shtëpive. Një djal mjaft i përkushtuar në veprimtarin e tyre që në shumë firma Gjermane është e njohur si “Shehu GmbH” kur gjermanët krenohen me punën e djemve tanë nga Kosova ne si mërgimtarë duhet të ndihemi edhe më shumë krenarë për punën e tyre që dita ditës firmat e suksesshme me pronar shqiptarë po bëhen edhe më të njohura për tregun Gjerman, ku konkurrenca është mjaft e madhe por djemtë tanë po dalin fitimtarë në punën e tyre. Për në fund po i ceku shumë e firmat Shqiptare nga Ferizaj të njohura në tregun Gjerman siç janë: Nuha GmbH, ARW GmbH, Shhehu GmbH, SBK GmbH, RB Bau, BB Maure Putz, Aliu Bau, FB bau të gjithë këto firma pronarët janë nga vendi i punës në Ferizaj. Mërgimtarët duhet të jenë krenar për mundësitë që i’u afrojnë firmat tregut Gjerman por edhe punëtorëve Shqiptarë që jetojnë në Gjermani. Suksese Ferizaj, suksese Kosovë, suksese Gjermani, populli ynë mburret me punën e juaj të jemi gjithmonë të bashkuar mes vete si shoqëri, të ecim së bashku drejt sukseseve të mëtutjeshme./Shkruan: Sami Fejza

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img