25,04,2024

Storch: Islami është një ideologji politike, që nuk përputhet me kushtetutën gjermane

Must Read

beatrix-von-storch-afd-schusswaffen-kinder

Alternativa anti-emigracion për Gjermaninë (AFD) ka deklaruar se Islami nuk është në përputhje me kushtetutën gjermane.
“Islami në vetvete është një ideologji politike që nuk përputhet me kushtetutën gjermane”, tha nënkryetarja e AFD-së, Beatrix von Storch, për Allgemeine Sonntagszeitung, transmeton koalb.com.
“Ne duam që të ndalohet ndërtimi i minareve dhe ndalimi i mbulimit të grave”, ka shtuar Storch, e cila është edhe anëtare e Parlamentit Europian.
Konservatorët e Merkelit gjithashtu kanë bërë thirrje për një ndalimin e burkës, por nuk kanë thënë se Islami nuk është në përputhje me kushtetutën gjermane.
Partia AFD muajin e kaluar ka marrë 25% të votave në Saksonisë-Anhalt, duke tejkaluar madje edhe socialdemokratët (SPD), partner i koalicionit të Merkelit në Berlin.
“Islami nuk është e njejtë me fenë katolike, apo protestante, por më shumë ngjan me një ‘fe’ që kërkon marrjen e pushtetit”, ka shtuar Alexander Gauland, i cili drejton AFD në Brandenburg.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img