25,04,2024

Start dramatik në Superiore, Skënderbeu e fiton në fund derbin ndaj Partizanit

Must Read

Në fillim ofendimet, më pas gurat, për t’u finalizuar me pushtimin e fushës nga tifozeria korçare që ka nisur që godasë tifozerinë e Partizanit me stolat e thyer. Një kaos ky që ka detyruar arbitrin të ndalojë ndeshjen në minutën e 72’, për rreth 15 minuta.
Skena luftarake dëshmoi hapur dështimin që në debutim të projektit të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të larguar policinë e shtetit, të zëvendësuar nga stjuartët. U desh ndërhyrja e forcave të policisë për të risjellë rendin dhe qetësinë në stadium, e mbështetur edhe nga trupat mjekësore prezente në stadium, që u ka ardhur në ndihmë të dëmtuarve.
Pas një ndërprerje 15 minutëshe, ndeshja ka rinisur normalisht, në barazi totale 0-0. Të dyja skuadrat kanë tentuar të gjejnë golin e avantazhit, por me racionalitet dhe pa rrezikuar prishjen e ekuilibrave në fazën difensive, të paktën deri në momentet e fundit të takimit. Janë fillimisht të kuqtë ata që kanë shansin më të mirë të të gjithë ndeshjes në të 85’, kur Hebaj i vetëm përballë portierit të Skënderbeut, nuk arrin të devijojë topin drejt portës.
Një shpërdorim që do t’i kushtojë shumë të kuqëve, pasi vetëm pak minuta më pas, pikërisht në minutën e parë shtesë, Bregu ka fituar një penallti shumë të rëndësishme, pasi u ndal në zonë nga Hoxha. Nuk ka dyshime për arbitrin që bën me shenjë nga pika e bardhë, nga ku Muzaka ka ekzekutuar në mënyrë fantastike, për të kaluar Skënderbeun në avantazh, 1-0. Nuk ka kohë për reagim të Partizanit, që e nis me humbje këtë kampionat, bashkë me trajnerin Skënder Gega që debuton në kampionat me disfatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img