24,04,2024

Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj aktivizon telemjekësinë

Must Read

Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj nga sot do të ketë edhe një  shërbim të ri. Por kësaj radhe bëhet fjalë për avancimin e  njohurive për komunitetin shëndetësorë. Është bërë aktivizimi i telemjekësisë, një project që do të mundësojë që mjekët dhe infermierët e këtushëm të ndjekin videokonferenca dhe ndërhyrje të ndryshme operative  në të gjitha spitalet ku është I instaluar shërbimi i telemjekësisë.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, tregon se i gjithë projekti është realizuar falë mbështetjes që ka treguar  Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitarë. Ndërkaq ëshët mirëpritur në mesin e punonjësve të këtij Spitali si një ecje e punës me zhvillimet teknologjike  modern.

“në këtë hapësirë më parë ka qene depo farmaceutike e cila nuk i ka plotësuar standadrdet minimale.Depon farmaceutike e kemi trasnsferuar në një lokacion më të përshtatshëm ndërsa këtë hapësirë e kemi adaptuar   dhe kemi krijuar këtë shërbim  ku faktikisht kemi përfituar  nga ky project i radhës së Ministrisë së Shëndetësisë  dhe QKUK-së. Është shumë i mërëseardhur për stafin mjekësorë  për arsye se me telemjekësi tani e tutje  do të lidhemi me të gjitha qendrat  ku do të përcjellim avancimet  dhe procedurat më të reja. Do të trajtohen ligjërata të ndryshme  dhe kjo hapësirë do të shfrytëzohet për nevoja të edukimit të vazhdueshëm, çoftë ato për infermieri apo të stafit të mjekëve të vilët punojnë dhe  bashkëveprojnë me ne dhe Spitalin e Ferizajt“ ka thënë  Dr Jeton Zeqiri, Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj.  

Edhe përgjegjës të sistemit të avancuar të sistemit të avancuar të telemjekësisë ne Spitalin e Ferizajt pohojnë se tashmë sistemi është i gatshëm për qëllimin për të cilin është instaluar. Ndërsa trajnimet për përforcim të njohurive  ende po vazhdojnë.

Kjo pajisje është kominikim me gjithë botën. Është një mënyrë e komunikimit edhe e infermierëve mes veti, për të mos udhëtuara  në vende tjera, e që mund të kontaktojnë përmes këtyre pajisjëve. Fillimisht ne mund të përcjellim oparacione të ndryshme të komplikuara dhe mund ti përcjellim drejtpërsëdrejti operacionet“ ka thënë  Xhevdet Tërshana, përgjegjës  tek shërbimi i telemjekësisë.

Drejtuesit e  Spitlit të Përgjithshëm të ferizajt thonë se kjo pajisje mund  të u ndihmoj  përsonelit edhe  në rilicencimin e tyre  pa u larguar nga vendi i punës.

Shërbimi i telemjekësisë është një project I cili është financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalorë Klinik Universitarë në Kosovë.

Këto pajisje janë  instaluar në tri qendra të Kosovës dhe mësohet se ka kushtuar rreth 400 mijë euro, transmeton televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img