24,04,2024

Sot pritet që AAK e NISMA të lidhin koalicionin

Must Read

20160418074508296620

Sot pasdite AAK dhe Nisma për Kosovën do ta nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor në bazë të cilit, në zgjedhjet e ardhshme, do të shkojnë si dy forca të përbashkëta politike.

Burime të gazetës “Epoka e re” brenda AAK-së kanë konfirmuar se liderët e të dy partive politike sot në orën 10:00 do të takohen në zyrat e AAK-së, para se ta nënshkruajnë marrëveshjen.

Sipas kësaj marrëveshje AAK-ja dhe Nisma, pas zgjedhjeve, nuk e përjashtojnë koalicionin me partitë në pushtet PDK-në dhe LDK-në. “Sot në orën 10:00 në selinë e AAK-së do të takohen liderët e dy partive politike dhe grupet punuese për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit dhe tek pasdite do të ndodhë edhe nënshkrimi i koalicionit nga dy liderët Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj”, ka thënë ky burim brenda AAK-së.

Raportet e AAK-së me Lëvizjen Vetëvendosje! janë ftohur kohëve të fundit, sidomos pas vendimit të AAK-së për ta organizuar protestën e radhës më 14 maj në krye në vete dhe pa koordinimin me dy partitë e tjera opozitare.

Të dielën Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! ka dalë me një qëndrim sa i përket situatës së fundit politike në vend dhe bashkëpunimit me dy partitë tjera opozitare. Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie kërkon vazhdimin edhe më intensiv të përpjekjes për ta krijuar një alternativë të bashkuar, e cila do t’i përfshinte Vetëvendosje!-n, AAK-në, Nismën dhe personat e organizatat e interesuara të shoqërisë civile që nuk pajtohen me këtë gjendje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img