25,04,2024

Sonte Mornar-Sigal Prishtina, “Plisat” gati për festë

Must Read

sigal

Sigal Prishtina sonte luan ndeshjen e dytë finale në Tivar të Malit të Zi, kundër Mornar-it, në ndeshjen vendimtare për titull të kampionit në Ligën Ballkanike.

Kampionia e kësaj ligë, Sigal Prishtina e kishte mposhtur Mornari-n në ndeshjen e parë finale me rezultat 82-68, dhe prishtinasit në sfidën e kthimit duhet të mos pësojnë humbje më 14 pikë epërsi, në mënyrë që titull sërish të vjen në kryeqytetin e Kosovës.

Skuadra “bardhekaltër” dje ka udhëtuar në Tivar me mision të qartë, ai është trofeu i Ligës Ballkanike (BIBL).

Basketbollistët e Sigal Prishtinës janë të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje të madhe, edhe pse rezultati i lojës së parë është në favor te skuadrës sonë.

Ylli i prishtinasve, Dardan Berisha është i vetëdijshëm se ndeshja e kthimit nuk do të jetë aspak e lehtë, mirëpo, ai është optimist se Sigal Prishtina do të kthehet më trofe në Prishtinë.

“Sigurisht se nuk do të jetë lehtë, sepse Mornar-i është një skuadër që nuk dorëzohet. Na kanë mposhtur një herë, ndërsa ne i kemi mundur dy herë, do të thotë se duhet të tregohemi të kujdesshëm. Megjithatë unë jam shumë optimist se nëse luajmë fortë në mbrojtje dhe në sulm ashtu siç dimë ne, do t’ia dalim të kthehemi me trofe nga Tivari. Presioni në takimin e parë ishte në anën tonë, kurse tani është në anën e tyre. Sidoqoftë ne do të luajmë lojën tonë dhe do të bëjmë më të mirën për ta mbrojtur titullin e fituar një vit më parë”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, tifozët e Sigal Prishtinës “Plisat” ka paralajmëruar se sonte nga ora 19:00 do të mblidhen te Sheshi “Zahir Pajaziti” për të përcjell sfidën e skuadrës sonë. Ata besojnë së Sigal Prishtina do të kthehet me trofe, ndërsa festa pritet të zgjatë deri në orët e vona të mesnatës.

Ndeshja mes Mornar-it dhe Sigal Prishtinës nis në orën 20:00.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img